Dukuria e vrasjeve të shpeshta në Kosovë po ndodhë si pasojë e nevojës së shfaqjes së dominancës, pushtetit e pasurisë, vlerëson psikologu Petrit Thaçi.
Thaçi thotë se këto akte kriminale mund të jenë edhe si shkak i të kaluarës së tyre, zhvillimit e adoleshencës për çka thekson se mund të kenë vuajtur akte të dhunës.
“Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, që shtyjnë drejt akteve kriminale. Pra aktet kriminale janë një shpërthim kulminant i dhunës, që ka bazë mbi instiktin ose impulsin tonë të agresionit, që është një impuls i natyrshëm, por që është i dizajnuar të jetë pjesë e jona si pjesë e mbijetesës tonë, si pjesë e ekzistencës tonë si pjesë e asaj ku ne ndihemi të rrezikuar që integriteti jonë fizik, ose diçka tjetër po të cenohet në mënyrë vulgare. Megjithatë, ne po shohim që në dukuritë shoqërore shumë shpesh impulsi i agresionit, shkrimet, shfaqja e kësaj dhune kulminante po kthehen si nevojë për të shfaqur dominancë, për të shfaqur pushtet, për të imponuar zgjidhje drejt realizimit të nevojave tona instiktive, të nevojave tona që lidhen me epshet momentale, me posedimin e gjërave, pasurinë, me droga, prostitucionin e gjëra të tilla”, thotë Thaçi.
Tutje, Thaçi tha se janë disa faktorë që mund të ndikojnë tek njerëzit për t’i shtyrë të bëjnë veprime të tilla kriminale, duke potencuar mentalitetin që personat e dhunshëm janë dominant në shoqëri.
“Duhet të shohim edhe përtej saj, pra në format e çrregullta të funksionimit mental, pra çrregullimit të personalitetit, çrregullimet psikike, çrregullimet e sjelljes, nganjëherë mund ta shohim edhe si zbrazje nga një bazament i mentalitetit, që rritemi duke dëgjuar mbi lavdet dhe krekosjet e personave të dhunshëm, dominant, të tjerët që kane frikën ndaj tyre, që nuk guxon askush t’ia prishë mënyrën e tyre të të funksionuarit, që nuk guxon as shteti, as polici, as shoqëria, një farë formë më i dëmtu ata… Mund të jenë persona që në të kaluarën e tyre të zhvillimit si fëmijë, si të rinj, si adoleshent, edhe kanë mundur të vuajnë akte të dhunës, akte të padrejtësisë, dhe sot mekanizmin e dhunës, mekanizmin e krimit, e shohin si mundësi të vetme për të imponuar drejtësinë ndaj tyre”, thotë Thaçi.
Ndër të tjera, psikoterapeuti, Petrit Thaçi thekson se kjo dukuri në Kosovë mund të jetë edhe si pasojë e mos trajtimit të këtyre rasteve seriozisht nga ana e institucioneve të drejtësisë dhe reagimit policor.
“Shumica prej kryerësve, prej akterëve të akteve të fundit kanë vepra kriminale që kalojnë numrin 100 dhe ata janë ende të lirë, në kafiteritë, në trafik, në shoqërinë tone. Dhe shtrohet pyetja si është e mundshme, pra sistemi i drejtësisë duhet të ketë parasysh që masat ndëshkuese nuk janë vetëm për të rehabilituar ose për të rintegruar personin në shoqëri por për të krijuar edhe një efekt më të largët më të gjatë në një formë edhe për shoqërinë. Pra, duke u sjellur në një formë shumë të shpejtë ndëshkuese ndaj tyre, duke krijuar konceptin që kjo është e pa kompromis, e patolerueshme. Prandaj, edhe kjo pjesë mund të jetë një arsyeje që shoqëria jonë tash po atakohet nga aktet më të shpejta të dhunës. Pjesa tjetër, patjetër mund të jetë që nuk ka kontroll të mjaftueshëm ose monitorim të mjaftueshëm nga institucionet përkatëse”, thotë Thaçi.
Sipas tij, mund të ketë përmirësime nëse të drejtat, liritë e respektimi është i pa kompromis.
“Si transformim i shoqërisë që sa më pak të ketë potencial për shpërthime të tilla të krijimit të dhunës padyshim duhet gjithqysh edhe familja në implementimin e një kulture ku të drejtat liritë dhe respektimi, mirëkuptimi i anëtarëve të familjes është i rëndësishëm i shenjtë dhe pa kompromis të vazhdohet te shkolla me të njëjtat vlera, të vazhdohet në përditshmëri në trafik, kafiteritë, qoftë në evente tjera, qoftë në institucione tjera dhe të krijohet një klimë e përgjithshme edukative etikës kolektive e moralit kolektiv të ndërtuar mbi cilësi që janë shumë larg prej dhunës , dhe shumë larg prej krimit”, thotë ai.
Vetëm për një javë në Kosovë kanë ndodhur tri raste të vrasjeve, ku kanë humbur jetën tre persona. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025