LAJMI I FUNDIT:

PSG kontakton Conten për vitin 2018

PSG kontakton Conten për vitin 2018
during the Premier League match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on November 5, 2017 in London, England.

Paris Saint-Germain ka kontaktuar trajnerin e Chelseat, Antonio Conte për të rënë dakord për një marrëveshje nëse Unai Emery nuk arrin të dërgojë skuadrën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti francez po dështon tash e disa sezone radhazi në Evropë, edhe përkundër transferimeve të mëdha vit pas viti.

Ky thuhet të jetë sezoni i fundit sprovues për trajnerin spanjoll, Emery, pasi tani ka një super-skuadër me transferimet e Neymarit dhe Kylian Mbappes.


Neymar nuk e do Emeryn për trajner, këta janë emrat e mundshëm për zëvendësim
Lexo po ashtu Neymar nuk e do Emeryn për trajner, këta janë emrat e mundshëm për zëvendësim

Sipas gazetës franceze Le Parisien, klubi është i gatshëm të largojë ish-trajnerin e Sevillas, Emery, kontrata e tanishme e të cilit shkon deri në qershor të vitit 2018.

Emery dhe Neymar nuk kanë raporte edhe aq miqësore

Objektivi i tyre kryesor për sezonin e ardhshëm do të ishte Conte, i cili raportohet të jetë me raporte të acaruara me drejtuesit e Chelseas.

E gjithë kjo për shkak të vështirësive në tregun e transferimeve dhe mos-zbatimin e kërkesave të tij për blerje.

Conte: Nuk kam asnjë mik në Ligën Premier
Lexo po ashtu Conte: Nuk kam asnjë mik në Ligën Premier

Gazeta Le Parisien raporton se PSG tashmë e ka kontaktuar entuziazmin Conte, i cili do të ishte italian i dytë për të udhëhequr gjigantët e Ligue 1 pas Carlo Ancelottit.

Ky është një lajm i keq për Milanin, të cilët janë lidhur shumë me një goditje për Conten në verën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori