LAJMI I FUNDIT:

PSG insiston: Neymar nuk është në shitje, gjasat e largimit janë zero

PSG insiston: Neymar nuk është në shitje, gjasat e largimit janë zero
Foto: Getty Images

Thashethemet e kohëve të fundit në lidhje me të ardhmen e Neymar e kanë lënë Paris Saint-Germainin e hutuar, por francezët mbesin të bindur që lojtari nuk është në shitje.

Hierarkia e klubit beson se këto lloje të thashethemeve janë një produkt i interesave të njerëzve që qëndrojnë mbrapa për të fituar miliona nga një operacion i tillë.

Ata presin që subjektet nga jashtë të shkaktojnë të gjitha llojet e presionit për të detyruar largimin e lojtarit të tyre yll, sidomos nga skuadrat në Spanjë.


Babai dhe agjenti po punojnë së bashku për transferimin e Neymarit te Real Madridi
Lexo po ashtu Babai dhe agjenti po punojnë së bashku për transferimin e Neymarit te Real Madridi

Përkundër kësaj, pozita e presidentit të klubit Nasser al Khelaifi është e patundur. Asnjëherë nuk mërzitet pasi ata nuk kanë lajme për dëshirën e lojtarit për t’u larguar dhe PSG nuk do të dëgjojë ofertat nga askush.

Neymar gjatë ndeshjes ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Në ditët e fundit, është folur edhe për një çmim rreth largimit, diçka që PSG kategorikisht e mohon.

“Nuk ka çmim fiks sepse Neymar nuk është në shitje, është qesharake dhe shanset për arritjen e një marrëveshjeje me një klub janë zero”, thonë burimet e gazetës Marca.

Neymar dhe presidenti Al-Khelaifi (Getty Images)

Neymar aktualisht është në Paris duke u rikuperuar nga lëndimi i tij dhe klubi ka dëshmuar një qëndrim pozitiv nga ish-lojtari i Barcelonës në ditët e fundit.

Ylli brazilian ka qenë aktiv në rrjetet e tij sociale së fundmi dhe është parë me humor të mirë dhe duke festuar me shokët e tij gjatë finales së Kupës Franceze.

Neymar dëshiron t'i bashkohet Ronaldos te Real Madridi
Lexo po ashtu Neymar dëshiron t'i bashkohet Ronaldos te Real Madridi

Zyrtarët brenda klubit francez këmbëngulin se ata nuk kanë marrë asnjë lajm nga babai i Neymarit për dëshirën e lojtarit për t’u larguar.

Përveç kësaj, askush nga Real Madridi nuk e ka kontaktuar presidentin e PSG-së për të treguar gatishmërinë e tyre për të arritur ndonjë marrëveshje. /Telegrafi/

PSG mund të detyrohet ta shesë Neymarin shkaku i Fair Play Financiarit
Lexo po ashtu PSG mund të detyrohet ta shesë Neymarin shkaku i Fair Play Financiarit

Në trend Sport

Më shumë
Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Ylli i Man United dëshiron të largohet në afatin kalimtar veror

Premier League
Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

Liga e Kampionëve
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori