PSG ka shënuar fitore ndaj Aston Villas me rezultat 3-1 në kuadër ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.  

PSG e nisi shumë mirë ndeshjen, duke krijuar dy raste të mira me Osumane Dembelen, por që francezi nuk shënoi. 


Në anën tjetër, Aston Villa në rastin e parë serioz gjeti rrjetën, me Jouri Tielemans që gjeti Morgan Rogers, i cili shënoi për 1-0 në minutën e 35-të. 

Por nuk vonoi shumë dhe Desire Doue në tentativën e dytë e dërgoi topin në rrjetë për 1-1, me një goditje të bukur jashtë zonës. 

Me të filluar pjesa e dytë, PSG mori epërsinë me Khvicha Kvaratskhelian që shënoi me një goditje të bukur për 2-1. 

PSG nuk u ndal dhe ishte shumë afër golit të tjerë me Kvaratskhelian dhe Achraf Hakimin, por që topi nuk e gjeti rrjetën.  

Aston Villa kërkoi penallti me Boubacar Kamara, i cili u rrëzua në zonë, por që gjyqtari nuk mendoi të drejtojë gishtin në pikën e bardhë. 

Hakimi gjeti rrjetën në minutën e 71-të, por që ishte në pozitë jashtë lojës. 

Ishte Nuno Mendes i cili me disa lëvizje të bukura, rrëzoi pastaj dhe portierin Emiliano për të shënuar për 3-1. 

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, me të dy skuadrat që kanë gjasa për të kaluar tutje. /Telegrafi/  

telegrafi sport app