LAJMI I FUNDIT:

PSG fiton me goleadë ndaj Bordeaux, Cavani – Neymar shokë përsëri (Video)

PSG fiton me goleadë ndaj Bordeaux, Cavani – Neymar shokë përsëri (Video)

Paris Saint Germaini ka fituar ndaj Bordeaux në Ligue 1 me rezultat 6-2.

Vendasit sulmuan nga fillimi deri në fund dhe kjo ishte një fitore e lehtë për ata. Por, më e bukura e këtij takimi ishte se Neymar dhe Edison Cavani u bën përsëri shokë pas incidentit që kishin në takimin ndaj Lyonit.

https://twitter.com/TafadzwaMunemo/status/914157898565120003


Goli i parë në takim erdhi në minutën e pestë nga Neymar, i cili shënoi gol fantastik nga gjuajta e lirë.

Braziliani asistoi te goli i Cavanin në minutën e 12-të, ndërsa në minutën e 21-të shënoi edhe Thomas Meunier.

Në minutën e 31-të për mysafirët shënoi Younousse Sankhare, por Neymar iu përgjigj me gol nga pika e bardhë nëntë minuta më vonë.

Në minutën e 45-të shënoi edhe Julain Draxler dhe me rezultatin 5-1 përfundoi pjesa e parë.

Golin e vetëm për PSG në pjesën e dytë e shënoi Kylian Mbappe, ndërsa mysafirët shënuan edhe një herë në minutën e 90-të, këtë herë Malcom nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore klubi nga Parisi vazhdon kryesimin në Ligue 1 me 22 pikë, ndjekur nga Monaco me 19. Bordeaux renditet në vendin e tretë me 15 pikë.

PSG në xhiron tjetër luan ndaj Dijonit. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x62ommh

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori