LAJMI I FUNDIT:

PSG e Ibras fundos Anderlechtin

PSG e Ibras fundos Anderlechtin

Paris Saint-Germaini ishte kundërshtar shumë i fortë për Anderlechtin, të cilin e mposhti në Stade Constant Vanden Stock me rezultat 5-0.

-->

Gjysma e parë foli për supersulmuesin Zlatan Ibrahimovic, i cili realizoi het-trik (17’, 22’ dhe 36’).

Në fillim të pjesës së dytë, Edinson Cavani u regjistrua në listën e golashënuesve (52’), derisa Ibrahimovic nuk ngopej së shënuari (62’).

Në takimin tjetër të Grupit C, Benfica dhe Olympiakosi kanë luajtur baras (1-1).

Paris Saint-Germaini ka nëntë pikë pas tri xhirosh, derisa Olympiakosi dhe Benfica kanë nga katër pikë. /Telegrafi/