Paris Saint-Germain do të jetë nikoqir i Bordeaux për përballjen në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 21:00, në Parkun e Princave.


Për këtë sfidë, Thomas Tuchel do të jetë pa Colin Dagba dhe Abdou Diallo, që janë të lënduar, ndërsa Thomas Meunier është i sëmurë.

Në anën tjetër, Bordeaux do të jetë pa Jimmy Briand dhe Remi Oudin, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i PSG-së: Rico - Kehrer, Thiago Silva (cap.), Kimpembe, Bernat - Marquinhos, Verratti - Di Maria, Neymar - Cavani, Mbappé.

Formacioni startues i Bordeaux: Costil - Koscielny, Pablo, Benito - Kwateng, Basic, Otavio, Sabaly - De Préville, Kalu, Hwang. /Telegrafi/

telegrafi sport app