Forca e Sigurisë së Kosovës, konfirmoi të enjten në mbrëmje se Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerje të sistemit raketor antitank “Javelin” por dhe sisteme tjera te armatimit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga ana tjetër është shprehur i zhgënjyer nga njoftimi se Shtetet e Bashkuara do t’i shesin Kosovës raketahedhës kundër tankeve, “Javelin”.
Vuçiq, tha se “ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë”.
Njohësi i zhvillimeve politike, Driton Lajçi, ka thënë në RTV Dukagjini se FSK ka pasur njëfarë limiti për armë por që sipas tij me blerjen e Javelinit është bërë një tejkalim.
Ai thotë se kur bëhet fjalë për luftë apo armë, nuk ka shaka.
“Kjo leje që i është dhënë Kosovës për të ngritur kapacitetet e saja ushtarake vjen si pasojë e efektit domino që ka pasur rasti i Banjskës”, ka deklaruar Lajçi.
“Rasti i Banjskës, është mesazh i qartë për Kosovën, Serbia nuk po bën shaka. Nuk mund të flasim se mund të ketë ndonjë sulm frontal ndaj Kosovës megjithatë se e nxit, e mbështet një lloj kryengritje në Kosovë, kjo është e besueshme, sepse e kemi provën”, ka shtuar Lajçi.
Nexhmedin Kastrati, pjesëmarrës në luftën e Bosnjës, ka deklaruar se të gjitha tentimet e Serbisë për sulme në Kosovë duhet të merren më me seriozitet.
Ai tha se raketat Javelin janë të sofistikuara dhe precize për shkatërrimin e të gjitha mjeteve të blinduara, dhe sipas tij kjo armë mund t’i shkatërrojë të gjitha mjetet e blinduara që Serbia mund t’i posedojë.
Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.
Raketa Javelin prodhohet që nga viti 1994 dhe për herë të parë është përdorur në Irak dhe Afganistan.
Ajo u bë e njohur pas agresionit rus në Ukrainë, meqë është përdorur gjerësisht nga forcat ukrainase kundër tankeve ruse./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri