Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Disa njerëz harxhojnë djersë dhe mund duke u stërvitur për orë të tëra në palestër, ndërsa të tjerë e kanë më kollaj që të qajnë
Nëse e keni gjetur ndonjëherë veten duke qarë në palestër, nuk jeni vetëm dhe ekspertët japin arsyet pse.
Stresi
Nëse dikush po përjeton stres ose po kalon një periudhë të vështirë, gjatë stërvitjes mund të ndodhë një çlirim emocional.
“Është diçka shumë normale nëse po kaloni një periudhë stresi. Mund të jetë çdo gjë: stres familjar, stresi i punës, ndryshimet në një marrëdhënie romantike etj”, thotë Brad Foltz psikolog sportiv. “Të kesh një përgjigje emocionale gjatë stërvitjes nuk është gjë e keqe,” shtoi ai.
Palestra është vendi ku njerëzit mund të kenë “kohën e tyre” larg shpërqendrimeve.
“Të stërvitesh në palestër kur nuk ke telefonin, fëmijët apo punët që të të hutojnë. Për shkak se po i eliminoni këto shpërqendrime, kjo krijon një hapësirë në trurin tuaj për t’u fokusuar tek emocionet,” shton Foltz, shkruan New York Post.
Lumturia
Jo vetëm që çlironi ndjenjat e ndrydhura, por e qara në palestër çon në prodhimin e endorfinës që mund të sjellë edhe lot gëzimi. Endorfinat janë hormone të lëshuara nga trupi gjatë përvojave si ushtrimet, masazhet, ngrënia ose seksi.
“Thjesht stërvitja ose përfundimi i saj, mund të çojë në ndjenja krenarie dhe kënaqësie,” thotë për Matthew Sacco psikolog sportiv në Cleveland Clinic.

Lodhja
Të qenit i/e lodhur gjatë një seance stërvitore mund të shkaktojë të qarë në palestër.
“Kur trupi ose mendja juaj lodhet, atëherë ju filloni të ndjeni lloje të ndryshme emocionesh, të mira dhe të këqija”, u shpreh për Well + Good, Janine Delaney, eksperte fitnesi, citon Anabel.
Përfitimet e të qarit
E qara çliron endorfinë, si dhe hormonin tjetër të ndjesive pozitive siç është oksitocina. E qara qetëson trupin duke aktivizuar sistemin nervor, teksa vepron si një qetësues dhimbjesh dhe përmirësues i humorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Qentë e nuhasin gënjeshtarin

Tri receta për pastrim të tenxheres së shkrumbuar
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit