E përditshmja italiane Corriere della Sera shkruan se pritet që numri i të infektuarve me coronavirus në Itali të rritet nga çasti në çast, dhe se makthi në Itali ka filluar të premten në orët e para të mëngjesit kur ndërroi jetë personi i parë i infektuar me virusin vdekjeprurës.
Për vetëm 48 orë kanë humbur jetën 5 persona, kurse rajonet e Lombardisë dhe Veneto janë bllokuar totalisht – janë futur në karantinë, derisa nëpër rrugë kanë dalë policia dhe ushtria, e shkollat, kinematë, pishinat e shumë objekte tjera janë mbyllur për të paktën një javë, transmeton Telegrafi.
Personi kyç në agjencinë e mbrojtjes civile, Angelo Boreli, ka thënë se nuk duhen fajësuar mjekët pasi nuk kanë identifikuar me kohë simptomat e coronavirusit.
Kjo e përditshme shkruan se në spitalin e Kodonjës ku është hospitalizuar pacienti i parë i prekur me coronavirus, janë infektuar edhe pesë mjekë dhe infermierë, derisa në spitalin e Doles ku është hospitalizuar edhe një person i infektuar, janë infektuar edhe tre punonjës shëndetësorë.
“Nuk bëhet fjalë për numrin e testeve të realizuara. Ka pasur situata kur nuk kemi arritur t’i identifikojmë me kohë simptomat e coronavirusit. Mjekët kishin probleme me identifikimin e tyre”, ka shtuar Boreli.
Personi i parë i infektuar me coronavirus në Itali është një 38-vjeçar, i cili javën e kaluar u shfaq në spitalin e Kodonjës me probleme shëndetësore, megjithatë ata e kishin liruar duke i thënë se ka simptoma të gripit.
Por, ajo çfarë e bën më të mistershëm tërë këtë histori, është fakti se ky burrë nuk kishte udhëtuar askund jashtë vendit. Disa ditë më pas, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua edhe më shumë, kështu u rikthye në spital ku edhe u zbulua se është infektuar me coronavirus.
Virologu nga universiteti i Milanit, Fabricio Preliasko, ka thënë se asnjë prej mjekëve nuk kishte menduar për coronavirusin, pasi që në Itali deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast, përveç dy turistëve të cilët qysh në fillim të janarit u hospitalizuan dhe raportohet se kishin ardhur nga Kina.
“Nuk ka pasur arsye të dyshohet në coronavirusin, sidomos në këto ditë kur është shpërndarë një grip. Italia ka gjetur veten në një situatë në të cilën ka qenë Kina, është ballafaquar me një virus të ri. E vërteta për coronavirusit po përfolët prej muajsh, por në Itali nuk ka pasur asnjë rast përveç atyre turistëve”, ka shtuar ai.
Profesori Davy Shridhar nga fakulteti i mjekësisë në Edinburg, konsideron se epidemia ka përjetuar kthesë të madhe në 48 orët e fundit, pasi ka ardhur deri te rritja e numrit të infektuarve jashtë çerdhes së epidemisë në Kinë. E ajo çfarë e bën më të komplikuar është fakti se ata nuk kanë pasur kontakt me askënd që ka qenë i diagnostifikuar me këtë sëmundje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-06f5986d-cc1b-49ab-98c2-52a4090f6604-e1739903796708-780x439.jpeg)
SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën
![Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-bce7bc41-80a5-44c3-8dd2-eefc5d09fd86-780x439.jpeg)
Erdogan ka një ofertë për palët e përfshira në përfundimin e luftës në Ukrainë
![Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/https___cloudfront-us-east-2.images.arcpublishing.com_reuters_JYQ3MXG3DBPA7KPHLYC6SQIJKU-780x439.jpg)
Bisedimet SHBA-Rusi mes stuhive diplomatike - vendi për evropianët në tryezë është ende i pasigurt
![Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-35bd61d7-ef6c-42ed-8dfc-6d9ac664649c-780x439.jpeg)
Pas takimit SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, reagon Zelensky
![Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-6101f2c8-e19d-4e5b-9503-d3df503b10de-780x439.jpeg)
Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame