Të martën nuk u mbajtën takimet e presidentes Vjosa Osmani me partitë opozitare, gjegjësisht me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Derisa nga PDK theksuan me fillim se nuk do të shkojnë në takim me Osmanin, një takim ndërmjet AAK dhe presidentes ishte thënë se do të mbahet.
Por, edhe ky takim ku pritej të diskutohej për zhvillimet në vend dhe draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dështoi.
E pas kësaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i thanë Telegrafit se takimi nuk është mbajtur pasi e para e shtetit nuk e ka respektuar orarin e përcaktuar.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, tha se AAK kishte vullnet të mirë për të biseduar me presidenten Osmani për çështjet me rëndësi për vendin, veçanërisht për draft-statutin e Asociacionit”.
Ai tha se Haradinaj u detyrua të largohet nga presidenca pasi presidentja nuk arriti të respektojë orarin e caktuar.
“Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në presidencë në orarin e përcaktuar nga Osmani, por fatkeqësisht presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, tha Xhemaili.
Ndërkaq, për mosmbajtjen e takimit kanë njoftuar edhe nga Presidenca.
Këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka sqaruar pse Presidentja nuk ka zhvilluar takimin e paraparë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, për të diskutuar zhvillimet aktuale në vend dhe draftin e Statusit të Asociaicionit.
Kupina ka thënë për Telegrafin se takimi i Presidentes Osmani me kryetarin e AAK-së nuk është zhvilluar për shkaqe protokollare.
“Takimi ishte paraparë të mbahet, por për shkaqe protokollare nuk është realizuar. Z.Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij”, ka thënë Kupina.
Më tej ai ka thënë se “pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale”.
“Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”, tha ai.
Ndryshe, Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë po ashtu se takimi i planifikuar për të hënën nuk u mbajt për shkak të zgjatjes së një takimi të mëparshëm të presidentes Osmani me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë treguar me fillim se nuk do të jenë pjesë e takimeve.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë sot se nuk ka marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, sepse konsideron se takimet e tilla nuk japin asnjë efekt real për çështjen e draft-statutit të Asociacionit.
Gjatë qëndrimit në Ferizaj, Krasniqi ka thënë se është e rëndësishme që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të jap qëndrim zyrtar kryeministri i Kosovës, i cili sipas tij, sot e kësaj dite ende nuk ka qëndrim.
Krasniqi tha se qëndrimi dhe rezervat e PDK-së sa i përket kësaj teme, prej preambulës deri tek nenet e fundit të draftit të prezantuar, janë të qarta dhe konkrete.
“Me gjithë respektin për presidenten dhe pozicionin që ajo ushtron, nuk kam marrë pjesë në takimin e ftuar dje për arsye se ky ka qenë vetëm një takim konsultativ i cili nuk jep asnjë efekt real në çështjet për të cilat është menduar se duhet të diskutohet. Padyshim që ju takon liderëve institucional që të marrin përgjegjësitë të cilat ju takojnë, por ju takon pak më shumë që vërtetë të krijojnë situata ku edhe imputet tona do të kenë një efekt. Nuk besoj që na takon neve si liderë politikë që të lëshohemi në rolin e analistëve dhe të diskutojmë se çka është mirë dhe çka është keq, pa pasur mundësi që ta afektojmë në çfarëdo formë një rezultat ndërlidhur me çështjen e draft-statutit të Asociacionit”.
“Ne, sot e kësaj dite, ende nuk e dimë qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës për sa i përket statutit të asociacionit. Andaj, ai është i pari që e ka edhe përgjegjësinë kushtetuese, institucionale, ligjore që të tregoj qëndrimin e tij të vërtetë e të mos krijojë herë vet, e herë përmes zëvendëskryeministrit apo të tjerëve duke thënë se kemi pranuar se kemi pranuar. Është e rëndësishme që ai i cili ka e përgjegjësinë për të marrë veprime ta qartësoj pozicionin e tij, sepse pozicioni ynë si PDK është i qartë”, theksoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!