LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk luan Etrit Berisha – ndihmësi Pablo Zabaleta zbulon arsyen

Pse nuk luan Etrit Berisha – ndihmësi Pablo Zabaleta zbulon arsyen

Para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë në Air Albania, foli ndihmësi i trajnerit Sylvinho, Pablo Zabaleta.

Ky i fundit zbuloi se pse luan Thomas Strakosha nga minuta e parë dhe jo Etrit Berisha, ndërsa shtoi se Shqipëria luan për të fituar edhe pse ndaj Polonisë duhet të tregohen të kujdesshëm edhe në mbrojtje.

Ai ka folur në emisionin në emisionin ‘Kuq e Zi’ në Super Sport, ku ka sqaruar disa gjëra.


Pse luan Strakosha dhe jo Berisha? “Berisha nuk ka qenë mirë dje dhe deri sot pasdite, ndaj nuk luan”.

Ndryshimi i Seferit me Uzunin? “Do të luajmë njësoj, Seferi vrapoi shumë me Çekinë, ndaj na duhej pak freski sot. Kështu vendosëm për Uzunin”.

I druheni aspektit fizik pas asaj ndeshje me Çekinë? “Ishte një ndeshje e vështirë sepse kishim një kundërshtar fizik, por të gjithë lojtarët janë gati. Janë mirë edhe psikologjikisht sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”.

Formacionet zyrtare, Shqipëri – Poloni: Sylvinho me dy ndryshime
Lexo po ashtu Formacionet zyrtare, Shqipëri – Poloni: Sylvinho me dy ndryshime

Strategjia për të fituar ndeshjen? “Do të luajmë njësoj, luajmë në shtëpi apo jashtë, ne luajmë gjithmonë për të fituar. Duhet të jemi të organizuar në mbrojtje sepse polakët kanë kualitet dhe mund të bëjnë dëm. Pastaj duhet të bëjmë diferencën në sulm për të shënuar gol”, u shpreh Zabaleta. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Zbulohet skuadra e re e Van Dijk, nuk do të jetë PSG

Premier League
Kalo në kategori