Pse nuk duhet të punoni nga shtrati? (Dhe një udhëzues për ta bërë këtë gjithsesi)

Të gjithë ata që punojnë nga shtëpia e dinë shumë mirë për çfarë bëhet fjalë
Kur puna është nga shtëpia nuk mund t’i rezistosh joshjes së shtratit. Me fëmijët në shkollë, ose në një apartament të ngushtë, shtrati juaj mund të jetë i vetmi vend ku mund ta merrni me qetësi.
Është janar, bota është e zymtë dhe shumë prej nesh, kanë zbuluar të mirat e punës nga shtrati. Por pas të mirave qëndrojnë disa të këqija.
Dhimbjet e shpinës mund të bëhen pjesë e ditës tuaj nëse qëndroni për një kohë të gjatë duke punuar në shtrat.
Mungesa e produktivitetit është një tjetër disavantazh i punës nga shtëpia. Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejt me kolegët dhe e ambientit të punës mund t’ju bëj më pasiv dhe më pak kreativ.
Shtimi peshës është një pikë shqetësuese për personat që punojnë nga shtëpia. Vajtja në punë në një farë mënyre na mban në formë, sidomos kur nuk përdorim mjete transporti.
Megjithatë pavarësisht disavantazheve për shumë njerëz në këtë periudhë puna nga shtëpia është e pashmangshme. Kështu që më poshtë gjeni disa udhëzime se si ta bëni më komode dhe efikase.
Mbani një tryezë portative ose mbajtëse laptopi
Mund të ndryshojë jetën tuaj të punës ose mund të bëhet një pjesë e rrëmujës së padobishme. Është e rëndësishme të mbani laptopin tuaj para jush në lartësinë e syve për të shmangur çdo tendosje në qafë.
Mbani një shportë pranë shtratit
Konsiderojeni si sirtarin e tryezës, ku do të mbanin sendet e nevojshme gjatë orarit të punës si: karikuesi, stilolapsi, fletore, apo dhe disa ‘snacks’, këshillon Class.
Merrni jastëkë të rinj
Ju mund të blini jastëkë ergonomikë dhe mbështetëse mbrapa që mund të jetë mjaft funksionale për ju. Sigurohuni që pjesa e poshtme e shpinës suaj të jetë e mbështetur plotësisht duke përdorur jastëkët.
Ndryshoni pozicionin e trupit
Trupat tanë i pëlqejnë ndryshimet, prandaj këshilla ime kryesore është të përpiqeni ndryshoni pozicionin në të cilin punoni. Është gjithashtu e rëndësishme të përfshini aktivitetin në ditën tuaj, kështu që provoni një rutinë ku të bëni një ecje 10-minutëshe në mëngjes dhe një shëtitje 20-minutëshe gjatë pushimit të drekës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi