LAJMI I FUNDIT:

Pse ia vlen të prisni për serinë e re të BMW 5?

Pse ia vlen të prisni për serinë e re të BMW 5?

Lansimi i gjeneratës së vitit 2024 të BMW 5 Series është duke u afruar.

Sedani luksoz me madhësi mesatare do të prezantohet me 24 maj, fillimisht si një i5 elektrik, kjo duke u bazuar në “teaser-at” e kompanisë, gjë që do të thotë se versionet me motor me djegie të brendshme do të jenë pjesë e një lansimi tjetër.

Megjithatë, hapësira e sedanit luksoz të mesëm ka qenë gjithmonë e dominuar nga Seria 5 e BMW dhe E-Class, dhe ndërsa e keni parë tashmë se si duket Mercedesi, këtu janë disa arsye se pse duhet të prisni edhe BMW-në përpara se të vendosni të blini Mercedesin, shkruan Top Speed, transmeton Telegrafi.


Nuk do të duket aq kontrovers sa BMW-të e tjera.

Do të jetë më e avancuar teknologjikisht se kurrë më parë.

BMW 5 i ri do të ketë një brendësi me më pak efekte 3D.

Pritet të jetë më e lehtë për tu vozitur se Mercedes E-Class.

Pritet të ketë edhe version Touring të Serisë 5. /Telegrafi/