LAJMI I FUNDIT:

Pse Fidel Castro gjithmonë mbante dy orë të markës Rolex? (Foto)

Pse Fidel Castro gjithmonë mbante dy orë të markës Rolex? (Foto)

Për shumë njerëz, Fidel Castro ishte simbol i paqes dhe luftës kundër imperializmit. Por jo vetëm kaq. Ndër tjerash ai ishte i njohur edhe për faktin se në krahun e tij të majtë mbante dy orë të markës Rolex.

Dhe për këtë fakt, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekzistojnë tri teori.

castrooo


Kur në vitin 1963, Castro ishte duke vizituar Moskën, shumë kanë spekuluar rreth asaj se pse ai mbante dy orë. Me sa duket, ai donte për që në çdo kohë të dinte se çfarë kohe është në Moskë, dhe çfarë në vendlindje.

Teoria e dytë ka të bëjë me një përgjigje që ai e kishte dhënë vetë. Kur ai u pyet një herë se pse mbante dy Rolex-a, ai tha se njëri i shërbente si rezervë në rast dështon tjetri.

Dhe teoria e tretë, dhe më interesantja është se me sa duket, Castro ishte admirues i fesë Santeria, me origjinë nga perëndimi i Afrikës. Ajo është e bazuar në ritualet që janë kaluar nga brezi në brez, dhe pasuesit vazhdimisht duhet të mbanin një byzylyk, si një formë e mbrojtjes. Prandaj, shumë menduan se “ora e dytë” e Castros shërbente për të fshehur byzylykun.

Castro ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare rreth orës 22:30 minuta të së premtes me orën lokale. E ceremonia mortore do të mbahet më 4 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Gjyshi duke i treguar një histori nipit të tij duke përdorur një kukull

Gjyshi duke i treguar një histori nipit të tij duke përdorur një kukull

Fun
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

Interesante
Incidenti në Miami ka ngritur pretendimet për praninë e alienëve

Incidenti në Miami ka ngritur pretendimet për praninë e alienëve

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori