“Buzëqesh sepse jam i lumtur. Jam shumë i lumtur”, ka shkruar sulmuesi në rrjetin social “Facebook”.

Futbollisti duket i lumtur si Super Mario i videolojërave, por në të vërtetë kush ja ka shkaktuar një lumturi të tillë?


Futbollisti ose e ka gjetur se ku do të luajë për sezonin e ri, ose ka siguruar sërish qëndrimin te Liverpool, që për Marion do të thotë të ardhura të majme. Me kreshtën e tij tradicionale dhe me një kapele të kuqe, fotoja e tij në “Facebook” , ka sjellë reagime qesharake.

Shumica e fansave të tij shkruajnë se ai ka siguruar destinacionin e ri, por ende nuk shkruhet një emër konkret.

Mos është Sampdoria dhe miku i tij Cassano arsyeja që buzëqesh? /Telegrafi/ 

 
 
telegrafi sport app