LAJMI I FUNDIT:

PSD: Asociacionin e ka emëruar Kurti, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i tij

PSD: Asociacionin e ka emëruar Kurti, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i tij

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) si aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit kanë shkruar në muret e disa ndërtesave publike fjalët “Albin Zajednica”.

Sipas PSD-së, Asociacionin në “Zajednicë” e ka pagëzuar vet kryministri Albin Kurti.

“Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka pagëzuar Albin Kurti. Në LVV të gjithë ishim kundër Asociacionit, përveç Kurtit siç duket”, thuhet në reagimin e tyre.


“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua ‘Zajdenicë’. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete”, vijon PSD.

Ata theksojnë se Asociacionin po pret ta zbatojë vetë kryeministri Kurti.

“Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin ‘Zajednicë’ e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, ‘Zajednica’ po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, përfundon reagimi i tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori