LAJMI I FUNDIT:

Proton Cable Prizreni triumfon ndaj Borës në shtëpi

Proton Cable Prizreni triumfon ndaj Borës në shtëpi

Proton Cable Prizreni shënoi fitore në shtëpi ndaj Borës me rezultat 85:80 (18:23, 18:17, 22:20, 27:20), në javën e gjashtë të ProCredit Superligës.

Çereku i parë u zhvillua me rikthime, me vendasit që kishin epërsi 8:3 dhe mysafirët 16:23, derisa kjo pjesë përfundoi 18:23.

Perioda e dytë dhe e tretë ishin të baraspeshuara, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke bërë që fituesi të vendosej në dhjetë minutat e fundit.


Në çerekun e fundit, vendasit u shkëputën në 76:67, e më pas në 81:72, por prishtinasit u rikthyen për 83:80, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Proton Cable Prizreni triumfoi 85:80.

Më i miri te prizrenasit ishte Jordan Johnson me 21 pikë e 14 asistime, kurse te kryeqytetasit më i miri ishte Jalen Graham me 21 pikë e 12 kërcime.

Proton Cable Prizreni ka dy fitore e katër humbje, ndërsa Bora ka një fitore e pesë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori