LAJMI I FUNDIT:

Protestë në Deçan kundër vendimit të Gjykatës në favor të Manastirit

Protestë në Deçan kundër vendimit të Gjykatës në favor të Manastirit

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, përmes një komunikate për media ka njoftuar më 16 qershor 2016, do të organizohet demonstratë e madhe, në kundërshtim më vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës për faljen e tokave për Manastirin e Deçanit.

Kjo demonstratë mbahet nën organizmin e komunës se Deçanit, përkrahur nga gjitha subjektet politike dhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

“… Janë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë, për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka legalizuar vendimet e kohës se Millosheviçit, duke vendosur që të i falë tokat e Ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ Manastirit të Deçanit”, thuhet në njoftimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës.


“Ne, edhe një herë e përsërisnim kërkesën tonë, duke i bërë thirrje shumë të sinqertë kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajrizi që të jep dorëheqje dhe që Gjykata Kushtetuese të tërheqë vendimin e saj për faljen e pronave. Çdo eskalim i situatës së përgjithshme të sigurisë në Deçan dhe pasojat e saja do t’i faturohen kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi”, thuhet në njoftimin e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Në trend Lajme

Më shumë
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Lajme
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Lajme
Kooperativa

Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Lajme
Kalo në kategori