Peshkatarë sportiv dhe anëtarë të shoqatës së peshkatarëve ''Karp Fish'' nga Labënishti kanë protestuar dje në akumualcionin Glloboçica, të shqetësuar për, siç thonë, uljen e fondit të peshqëve, rritjen e vjedhjes së peshkut dhe sjellja e koncesionerit ''Tashma 2011'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata konsiderojnë se koncesioneri në fjalë nuk i plotëson dispizitat e marrëveshjes për koncesionim, ku parashihet rritja e fondit të peshqëve me 1920 kilogram troftë të re dhe 3600 kilogram krap, në periudhën 2013-2019.


Peshkatarët e Labënishtit kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të verifikojnë se si menaxhohet me fondin e peshqëve në akumulacionin Glloboçica. Në të kundërtën, paralajmërojnë radikalizim të protestës.

Koncesioneri ''Tashma 2011'' nuk ka pranuar që të deklarohen për gazetarët e Tv Telma në lidhje me protestën e peshkatarëve. Nga koncesioneri kanë thënë se do të dalin me njoftim publik nëse do të jetë e nevojshme./Telegrafi/