Me organizim të “Këshillit Opozitar” dhe me mbështetje të disa organizatave dhe subjekteve politike sot nga ora 17.30 do të organizohet protesta e 9 Majit për drejtësi, dinjitet dhe demokraci, njofton Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni do të ju informoj minut pas minute me video, fotografi dhe informacione për çfarëdo që të ndodh në protestë si dhe do të mundësoj live streaming. Ndiqeni Telegrafi Maqedoni.
17:05. Në lidhje me protestën e 9 majit të njoftuar javë më parë, sot ora 17:30 njerëzit sapo kanë filluar të organizohen në qendër të Shkupit. Gazetari dhe fotoreporteri i Telegrafi Maqedoni, momentalisht gjenden në terren dhe njoftojnë se momentalisht nuk shihet ndonjë turmë e njerëzve por forcat e rendit policor shihen te ‘Urra e Gurit’ në qendrër të Shkupit dhe janë në gatishmëri për të mbajtur rendin dhe sigurinë në vend.
17:13 Karvanin për Marshin Protestues këtë radhë për Komunën e Sarajit e fillon Bojana, vendtakimin në qendër të Sarajit, edhe për pak minuta bëhet nisja për te parku i Çairit, kështu shkruan në Facebook njëri nga organizatorët e Protestës së 9 Majit.
17:30 Burimet e Telegrafit njoftojnë se protesta e 9 Majit sapo ka filluar. Protestuesit kanë filluar të mblidhen në Parkun e Çairit dhe shihen me flamuj kombëtar.
17:38 Në protestën e 9 Majit nuk mungojnë edhe personalitetet shqiptare. Publicisti dhe njëherit kryesuesi i Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti dhe Isni Shaqiri veprimtar kombëtar, si dhe Avokati mbrojtës Naser Raufi në rastin e Kumanovës, gjegjësisht i ‘Grupit të Kumanovës’ poashtu mbështesin protestën e sotshme.
17:40 Ka filluar veç më Marshi protestues në Parkun e Çairit. Protestuesit sa vijnë e shtohen. Mendohet se ka mijëra protestues. Akoma njerëzit mblidhen dhe nuk dihet saktë numri i protestuesve. Poashtu në marshin protestues shihet edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami si dhe Bilall Sherifi, kryetari i Lidhjes shqiptare në Amerikë. Protestës i është bashkangjitur edhe Fadil Zendeli dhe familjarë të rastit ‘Monstra’.
18:00 Protesta e sotme e Këshillit opozitar përkrahet edhe nga ish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili po shihet prezent në mesin e protestuesve. Ai ka ardhur enkas nga Kosova për t’i përkrahur bashkëkombasit e tij në Maqedoni që po protestojnë ndaj të drejtave të tyre dhe rasteve të montuara politike. Përveç Kurtit, në protestë, prezent është edhe Bojken Abazi dhe Arbër Zaimi.
18:04 Protestuesit me plaketa të shkruara ‘Stop terrorit shtetëror’ dhe brohoritje ‘”O Ali o tradhëtar, ti je shka nuk je shqiptarë”, ‘Shkupi është i joni’, ‘UÇK, UÇK…’ si shenjë revolte ndaj qeverisë aktuale.
18:13 Organizatorët e protestave sipas burimeve të Telegrafi Maqedoni, thonë se numri i protestuesve është masovik, edhe atë mbi 10 mijë protestues. Marshi ka kaluar ‘Bit Pazarin’ dhe mësohet se Marshi protestues ka filluar drejt qeverisë së Maqedonisë.
18:18 Marshi protestues si duket po shkon qetë dhe pa incidente të theksuara, por duhet cekur se protesta në ‘Bit Pazar’ është provokuar nga një person me motoçikletë dhe nga burime të Telegrafi Maqedoni, thonë se motoçiklisti vazhdimisht i provokon protestuesit. Por një gjë të këtillë, protestuesit e demnatojnë.
18:35 Kryetari i LR-PDSH-së, përveç se e ka mbështetur protestën e 9 Majit ditë më parë, ai nuk ka hezituar që të jetë prezent edhe fizikisht në protestë.
18:48 Protestuesit sapo janë afruar objektit të qeverisë së Maqedonisë. Shihet një numër i madh i forcave policore. Deri më tani Marshi protestues është zhvilluar qetë dhe pa incidente. Protestuesit momentalisht kanë arritur para Qeverisë së Maqedonisë dhe janë duke u përgatitur për fjalime të shkurtëra. Ende nuk dihet se kush do të merr fjalën e rastit. Por mësohet se më shumë se dy persona në fjalën e rastit nuk do të kenë më shumë. Në fillm është duke u kënduar himni kombëtar dhe momentalisht protestuesve u drejtohet kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Kasami thotë: ‘Sot flet populli dhe jo politikanët’. Sot jemi këtu kundër krejt rasteve të montuara dhe këtu ka 30 mijë shqiptarë, shtoi Kasami.
19:25 Para protestuesve ka folur edhe publicisti Kim Mehmeti. Ai thotës: Ne që 26 vite i japim këtij shteti, e asgjë nuk kemi. Mehmeti pyet pse nuk ka elemente shqiptare në simbolet e Maqedonisë!
19:31 Pas fjalimit të Kim Mehmetit, protesta e 9 Majit mbaron. Organizatorët e protestave kërkuan që protestuesit të shpërndahen qetësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës