Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për tarifat e rrymës elektrike, mbajtja e debatit parlamentar për rritjen e çmimeve dhe krizën energjetike në Kosovë dhe miratimi i Ligjit për Gjykatën Komerciale, ishin disa nga ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
ZRRE në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike në muaj.
“Subvencioni i dhënë nga Qeveria e Kosovës efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve biznesor të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë deri në 600 kWh për muaj”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Në raport propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 12.31 eurosh. Ndërsa, konsumatorët që shpenzojnë 1,000 kWh rrymë në muaj të paguajnë 24.62 euro më shumë të çmimit të rrymës.
Po ashtu, ZRRE propozon që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesor të paguajnë 9 për qind më shumë. Rritje e çmimit të rrymës me të njëjtën përqindje është propozuar edhe për amvisëritë, të cilat konsiderohet se shpenzojnë deri në 600 kWh energji në muaj. Për këtë propozohet që aplikimi i tarifës prej 0.21 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në kohën e tarifës së lartë gjatë ditës dhe 0.09 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në tarifën e ulët gjatë natës.
Bazuar në të dhënat e Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), konsumi mesatar nga viti 2012 – 2020 për amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh në muaj është rreth 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar gjatë 2021-së për amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh. Gjatë vitit, 44 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës nuk është final.
“Vendimi i ZRRE nuk është final, por është në diskutim publik. Ne mund t’iu kërkojmë ndryshime. Kostot e importit dhe sektorit janë rritur shumë. Subvencionimi është i nevojshëm në këto rrethana. Tani për tani, zgjidhjen më të mirë e kemi gjetur me subvencionim”, ka thënë Rizvanolli.
Reagimi i opozitës për propozimin e ZRRE-së, paralajmërimet për protesta
Propozimi i ZRRE-së ka bërë që të reagoj opozita, ku këtë veprim e kanë quajtur paaftësi të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se mosveprimet e Qeverisë lidhur me çmimin e energjisë elektrike do ta rëndojë kuletën e qytetarit për 42 për qind.
“Mungesa e papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës do të rëndojë kuletën e qytetarit duke rritur çmimin e energjisë elektrike për 42 për qind. Pavarësisht tentimeve për të manipuluar me kalkulimet kinse rezultojnë në mosrritje të çmimeve, ato do të rriten drastikisht, krahas rritjes enorme të çmimeve të produkteve bazë që është përjetuar gjatë muajve të fundit”, është shprehur Mustafa.
Ai ka thënë se shtrenjtimi i rrymës për 42 për qind do ta dëmtoj rëndë prodhuesin vendor.
“Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 42 për qind, e dëmton rëndë edhe prodhimin vendor, sepse si pasojë rritet kostoja e prodhimit, rrjedhimisht prodhuesit vendor pa vullnetin e tyre do të rris edhe çmimin e produkteve që i prodhojnë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikoj në xhepin e qytetarëve. Mosveprimet e Qeverisë së Kosovës po rezultojnë me mungesë të energjisë dhe mungesën e kësaj pak energjie që po u ofron qytetarëve dhe bizneseve”, ka përfunduar ai.
Ndërsa për Partinë Demokratike të Kosovës çmimi i ri i faturave është njëra nga goditjet më të ashpra ndaj qytetarëve.
Anëtar i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë se masat e propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk përkojnë me gjendjen aktuale të familjeve.
“Masat e propozuar nga Qeveria nuk përkojnë me gjendjen e familjeve kosovare. Pas një periudhe ekonomike, si rezultat i pandemisë COVID-19, e cila po vazhdoj të jetë e tillë, madje edhe më e rënduar, kjo është njëra nga goditjet më të ashpra që po i bëhet qytetarëve tonë sot, e të cilët fatkeqësisht dhe padrejtësisht do të përballen me pasojat më të mëdha të rrymës në historinë e Kosovës”, tha Stavileci.
Deputeti Besnik Tahiri ka thënë se për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është i papranueshëm rekomandimi i ZRRE-së që të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.
“AAK-ja në debatin e thirrur ditën e nesërme, një ndër temat kryesore do të ketë raportimin që është bërë dhe propozimin që ZRRE ka bërë për rritjen dhe dyfishimin e çmimeve. Për ne është e papranueshme që dikush që ka paguar 58.52 cent të paguajë me tarifën e re 109 euro e 42 cent, 100 për qind më shumë. Dikush që harxhon deri në 800 kWh që ka paguar 47.19 euro të paguaj 74.17 euro”, ka thënë Tahiri.
Ai është shprehur se ky vendim i prek rreth 200 mijë familje.
“Sipas të dhënave dhe raportimeve diku mbi 200 mijë familje afektohen. Që nënkupton rreth 700 mijë banorë të Kosovës. A është analizuar kjo pjesë. Kë po e mbron kjo qeveri, qytetarin që i ka premtuar mirëqenie apo korporatën”, tha ai.
Zotimi i 75 milionë eurove për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset
Ministria e Ekonomisë njofton se ka zotuar 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset. Sipas ME-së, kjo ndarje është bërë për t’u përballur me rritjen e tarifave të rrymës.
“Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe, rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e ME-së, përcjell Telegrafi.
Tutje theksohet se ky subvencionim do të ndikoj që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0 për qind.
“Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0 për qind rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0 për qind rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë”, përfundon njoftimi.
Kthimi i bllok tarifave të energjisë elektrike
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimet aktuale të energjisë elektrike do të zgjasin më shumë se përtej dimrit.
Kurti në një konferencë për medie, është shprehur se kjo krizë është trashëguar me vite të tëra.
“Çmimet e tanishme tregon se kriza do të zgjas më shumë se përtej dimrit, ku ne si Qeveri jemi duke u përballur. Ministria e Ekonomisë ka shprehur një interesim për të subvencionuar energjinë elektrike deri më 75 milionë euro, për të siguruar që për konsumatorët familjar që harxhojnë deri 600kËh dhe për konsumatorët biznisor të mos ketë tarifë rritëse”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.
Ai ka theksuar se heqja e bllok tarifave të energjisë ka qenë një gabim i madh.
“Me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale. Përkundër janë larguar masa që kontribuojnë për konsum më të kujdesshëm të energjisë, sic janë bllok tarifat. Pra, heqja e tyre ka qenë gabim i madh. Kjo krizë vetëm i ka theksuar problemet që i kemi trashëguar. Fatura që na po e paguajmë është një mosveprimi për mesë dy dekada dhe jemi duke ndjerë vjetërsinë e investimeve në njësitë e tona gjeneruese. Në të kaluarën institucionet kanë dështuar t’u tregojnë qytetarëve së ngrohja me rrymë nuk është i qëndrueshëm”, theksoi ai.
Mosmiratimi i Rezolutës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar Rezolutat e propozuar nga grupit parlamentar i AAK-së, e cila ndër të tjera i kërkonte ZRRE-së dhe Qeverisë të mos pranojnë tarifat e propozuara për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.
Rezoluta gjithashtu kërkonte që ekzekutivit të sjellë sa më parë në Kuvend projektligjin për paga.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës i rekomandon Zyrës së Rregullatorit të energjisë (ZRRE) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të mos i miratojnë, respektivisht të mos i pranojnë tarifat e propozuara për ngritje të çmimit të energjisë. Qeveria e Republikës së Kosovës të nxjerrë sa më parë një masë të përhershme dhe konsistente që i zbutë vështirësitë ekonomike. Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve të imputeve bujqësore, Qeveria e Republikës së Kosovës të destinojë mjete shtesë buxhetore për financimin direkt dhe subvencionimin të bujqve. Qeveria e Republikës së Kosovës të sjellë sa më parë në Kuvend projektligjin e pagave për miratim”, ka thënë deputeti Pal Lekaj.
Rezoluta e propozuar nga AAK mori 22 vota për, 49 abstenime dhe asnjë kundër.
Kuvendi i Kosovës me 74 vota për kanë miratuar Ligjin për Gjykatën Komerciale.
Paraprakisht, deputet kanë miratuan 32 amendamente përcjellëse të këtij Ligji.
Për kryeministrin Kurti, miratimi i këtij Ligji është si parakusht të zhvillimit ekonomik.
“Ligji siguron lirinë e sipërmarrjes, barazinë e palëve, të drejtën e pronës dhe zbatimin e kontratave, në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Po ashtu, ndërton besimin e investitorëve, duke përfshirë mërgatën tonë, dhe i hap rrugë zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë