Gino Ramadani 39 vjeçar thotë se ka dashur të bëjë diçka “që do t`i gëzojë njerëzit. “Unë vet kam jetuar në kushte të vështira ndërsa sot jetoj mirë, ashtu si dhe shumica. Kemi mjaft për të ngrënë dhe për të pirë.
Gino Ramadani dhe e shoqja, Elvira, kanë bërë diçka që vështirë se do ta ketë bërë dikush para tyre. Ata kanë nxjerrë një shpallje ku tregojnë se në picerinë e tyre “Toscana” në Greifensee të Kantonit të Cyrihut, ofrojnë pica pa pagesë për të varfrit.
Fillimisht gruaja kishte dilema, duke menduar se nuk ka në Zvicër njerëz aq të varfër sa të përfitojnë nga oferta e tyre. Por, me kohë ajo është bindur se e ka pasur gabim, shkruajnë mediet zvicerane si 20minuten.ch, blick.ch etj.
Ajo dhe i shoqi thonë se kanë parë një numër relativisht të madh të atyre që kanë nevojë për një ofertë të tillë, përcjell albinfo.ch. 35 veta deri tash.
Janë kryesisht familjet me kushte të vështira dhe gratë vetëmbajtëse të cilat nuk kanë mundësi të shkojnë ndonjëherë për të ngrënë në restorant.
Gino 39 vjeçar thotë se ka dashur të bëjë diçka “që do t`i gëzojë njerëzit. Po ndodhin aq shumë gjëra të këqija. Unë vet kam jetuar në kushte të vështira ndërsa sot jetoj mirë, ashtu si dhe shumica. Kemi mjaft për të ngrënë dhe për të pirë. Këtë mirëqenie unë dua ta përcjell te të tjerët.
Këtë ide Ramadani e ka nga axha i tij në Berlin, i cili i ushqen të pastrehët.
“Një familje me tre fëmijë ishte për të ngrënë në restorantin tonë. Ata porositën fare pak dhe nuk pinë asgjë. Pastaj erdhi kryefamiljari për të paguar. Ai tha se kishin nëntë vjet që nuk kishin qenë në ndonjë restorant. Natyrisht, ne u dhamë të hanë falas”, thotë Gino. “Unë ju thashë se ata mund të vijnë këtu njëherë në muaj dhe se nuk duhet të paguajnë”, transmeton albinfo.ch.
Përvojat e para janë të mira. Kanë filluar edhe lëvdatat përmes rrjeteve sociale madje ka edhe njerëz që duan të ndihmojnë familjen Ramadani për të mbajtur këtë ofertë, përcjell albinfo.ch. Me mijëra veta kanë shpërndarë dhe kanë pëlqyer idenë e tij. Një grua e cila me familje e saj nuk kishte ngrënë në restorant dhe as kishte bërë pushme për 14 vjet, kishte qarë nga emocionet kur i ishte ofruar kjo ofertë.
Gino nuk beson se mund të ketë abuzues me ofertën e tij zemërgjerë. Por, ai nuk është naiv: “Mund të ndodhë edhe që të abuzohet por kjo nuk duhet të na ndalojë që të bëjmë mirë”, thotë Ramadani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa