Inspektorati i Komunës së Mitrovicës sot ka ndërmarr një aksion për rrënimin e një ndërtese 11-katëshe, të ndërtuar pa leje, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Por, gjithçka ka përfunduar me rrënimin e një pjese të murit në katin e parë të objektit.
Investitori i ndërtesës, Fidan Muharremi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se disa zyrtarë të komunës së Mitrovicës (duke mos dhënë emra), i kanë kërkuar ryshfet në shumën 10 mijë euro, e pasi një gjë e tillë nuk u realizua komuna ka ndërmarr këtë veprim.
“Na kanë kërkuar ryshfet përgjegjësit komunal prej 10 mijë euro. Meqë ne nuk kemi pranuar, ky vendim është marrë brenda tri dite që të ekzekutohet. Emrat janë të depozituar në polici. Ne kemi dhënë deklaratë dhe në polici për këtë çështje”, theksoi Muharremi për Telegrafin.
Ai tregoi se arsyeja e rrënimit të këtij objekti, sipas komunës, është për shkak të lejes së ndërtimit.
Mirëpo, siç tha Muharremi kërkesën për një leje e kanë bërë në muajin nëntor të vitit 2015 dhe sipas tij asnjë përgjigje nuk iu është dhënë nga komuna.
“ Arsyeja e rrënimit sipas tyre është për shkak të lejes por ne e kemi një numër të lëndës që e kemi bërë kërkesë në muajin nëntor të vitit 2015. Nuk na është kthyer përgjigje. Kemi prit deri në muajin e tretë ose të katërt të vitit 2016 dhe pastaj kemi vazhduar me punime. Kemi pritur diku 6 deri 7 muaj për të na kthyer përgjigje të cilën nuk e kemi marr dhe si e drejtë automatike ne kemi vazhdu me punime. Pas saj kanë ardhur inspektorët e kanë ndërpre punën por prapë se prapë ne nuk kemi pas vendim nga drejtoria e urbanizimit me ndërpre punën dhe nuk kemi pas përgjigje se çka me vepru tutje. E kemi përfunduar objektin në gjendjen që është”, sqaroi Muharremi.
Ai po ashtu tha se vendimin për rrënimin e ndërtesës e ka marrë kryetari i komunës me drejtorin e inspektoratit.
“Vendim që nuk është i bazuar në organet kompetente. Lënda është e depozituar në gjykatë, komuna na ka bërë një padi në gjykatë jemi në proces gjyqësor me ta por këta kanë marr vendim personalisht për rrënimin e objektit dhe pa konsultën apo ndonjë vendim të gjykatës. E kam aplikimin për leje të viti 2015 dhe cdo pëlqim cka kërkohet t për të aplikuar për leje. E kam dorëzuar projektin ideor, cdo dokument është me rregull me kontrata të lidhura, me pronarët e tokave, të vërtetuara te noteri në emër të firmës. Konkluzionin që ma ka dërguar komuna e ka dërguar në emër personal, nuk e kanë dërguar asnjë dokument në emër të firmës”, ka thënë ndër të tjera investitori i banesës, raporton Telegrafi.
Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se është duke vepruar në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.
Bahtiri, duke iu drejtuar investitorit Muharemi, tha se komuna e Mitrovicës ia ka tërhequr vërejtjen disa herë për ndërprerjen e punimeve, mirëpo ai ka vazhduar ndërtimin.
“Ju mirë e dini sa herë ka ardhur inspeksioni dhe i ka vendosur shiritat. Unë nuk jam për me rrënu. Sikur të kish qenë pronë e imja tash ta kisha dhënë dorën dhe ta kisha fal. Unë e udhëheq një institucion që kam përgjegjësi para qytetarëve që ta mbrojt ligjin deri në fund. Unë duhet të veproj në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës,e ato si kampit unë por Kuvendi i Kosovës. Ta kemi tërheq vërejtën disa herë dhe ti po thirresh në gjyq. Ju keni përgjigj nga komuna. Ju keni të drejtë ankese. Është gjyqi. Nëse komuna nuk të drejtë atëherë do t’ua kompensojmë krejt çka ka ndodh sot”, u shpreh Bahtiri.
E sa i përket akuzës për ryshfet, Bahtiri tha se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.
Ai tha se nëse vërtetohet një gjë e tillë, personat në fjalë nuk do të qëndrojnë as dy sekonda në vendin e punës.
“Kush është ai. Kush të ka kërkuar ryshfet? Kurrë në jetë ashtu diçka nuk guxon të ndodh. Kush ka lyp, kush vërtetohet që ka kërkuar ryshfet, të garantoj me jetë se ai dy sekonda s’mund të rri aty”, u shpreh i revoltuar Bahtiri.
Ndërkaq, aksioni i rrënimit të ndërtesës 11-katesh, është ndërprerë dhe rreth saj shihet vetëm një shirit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Eugen-Cakolli-Instituti-Demokratik-i-Kosoves-KDI-foto-Ridvan-Slivova-4-e1724849705157-780x439.jpg)
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/rama-1-780x439.jpg)
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht