LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° cloudy

Promovohet libri kushtuar veprimtarit nacionalist Zenel Kabashi nga autori Nexhat Çoçaj

Promovohet libri kushtuar veprimtarit nacionalist Zenel Kabashi nga autori Nexhat Çoçaj

Libri kushtuar veprimtarisë së atdhetarit, Zenel Kabashi, nga autori Nexhat Çoçaj është promovuar në Ditën e Flamurit.

Ky aktivitet është realizuar në DokuKino në Prizren me ç’rast është vlerësuar angazhimi shumëvjeçar i të ndjerit për çështjen kombëtare, raporton Telegrafi.

Redaktori i librit të titulluar “Zenel Kabashi – Një jetë në shërbim të kombit”, historiani Parim Kosova ka bërë të ditur se për ta sjellë në dritë këtë publikim ka pasur përpjekje për të siguruar materiale të ndryshme relevante arkivore, por edhe burime të tjera, përfshirë edhe shtypin e kohës.


“I shfrytëzuam rrethanat, edhe me dëshmitarët që kanë qenë miq të bacit Zenel, bashkëveprimtarë të bacit Zenel, familjarë dhe libri nisi të rrumbullakohet dhe të merr një karakter shkencor”, ka thënë Kosova.

Ndërkaq avokati Ethem Rogova ka përkujtuar arrestimin në vitin 1995 të Zenel Kabashit, për gjoja aktivitetin “armiqësor”.

“Si provë për arrestimin e tij është gjetur Statuti i partisë, programi, ku në një dispozitë të atij programi thuhej se do të angazhohen për demokraci, por edhe për formimin e Republikës së Kosovës me mjete paqësore, dhe në qoftë se nuk arrihet me mjete paqësore atëherë do të përdoren edhe mjete tjera. Kjo ka shërbyer si bazë për arrestimin e tij”, ka bërë të ditur Rogova.

Autori i librit, Nexhat Çoçaj ka sqaruar se nisma për botimin e këtij libri ka ardhur nga familjarët e veprimtarit të ndjerë, raporton Telegrafi.

“Unë bacën Zenel kam pasur rastin ta njoh që nga koha e pajtimit të gjaqeve në vitin 1990”, ka thënë Çoçaj, për të shtuar se në periudhën e pasluftës bashkë me të kanë qenë anëtarë të përbërjes së parë të Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Për shkak të aktivitetit të tij, Zenel Kabashi disa herë është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet jugosllave dhe ato serbe. Pavarësisht kësaj ai ka vijuar aktivitetin politik e patriotik në kuadër të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, teksa në vitin 2000 zgjidhet edhe kryetar i Ballit Kombëtar në Prizren. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Kalo në kategori