Pas një trajnimi të suksesshëm njëvjeçar janë promovuar 654 zyrtarë të rinj të policisë që do të fillojnë punën profesionale që nga e hëna, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e këtyre zyrtarëve 143 janë zyrtare femra kurse 511 janë meshkuj.


''Deri tani kemi punuar në zhvillimin e këtyre kuadrove për shërbim sa më cilësor në policinë e shtetit. Deri tani janë punësuar policë pa standarde dhe kështu është prishur rendi dhe integriteti i policisë së shtetit.'' tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë./Telegrafi/