Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën mori pjesë në promovimin e librit “Të burgosurit e Ndërgjegjes: Memoare për Politikën, Burgun dhe Torturën (1945-1999), botuar nga forumZFD programi në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitim e të Mbijetuarve të Torturës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se libri përmbledh histori personale të ish-të burgosurve politikë, burra dhe gra, të cilët jetuan dhunën, shtypjen dhe torturën në ish-Jugosllavi (1945-1999).
Përmes intervistave dhe dokumentimit historik, libri shqyrton strategjitë shtetërore të përndjekjes dhe shtypjes politike, përvojat e burgosjes, torturës dhe mbijetesës në izolim, rolin e rezistencës politike dhe aktivizmit për paqe dhe barazi, dhe kujtesën e disidencës dhe ndikimin e saj në historinë bashkëkohore.
Kryeministri Kurti, tha se botimi i këtij libri është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për shkak se nuk dihet publikisht mjaftueshëm për kujtimet, përjetimet, përvojat dhe njëkohësisht mendimet që i kanë sot të burgosurit e ndërgjegjes e që janë në një masë të kushtëzuara prej asaj në të cilën kanë kaluar edhe individualisht edhe kolektivisht ata.
Ai përgëzoi profesorët Vjollca Krasniqi, Eli Krasniqi dhe Durim Abdullahu dhe të gjithë të intervistuarit për kontributin e tyre në finalizimin e këtij libri.
“… Duke qenë edhe vetë i burgosur i ndërgjegjes, besoj që botimi i këtij libri është shumë i rëndësishëm, për shkak se nuk dihet publikisht mjaftueshëm për kujtimet, përjetimet, përvojat dhe njëkohësisht mendimet që i kanë sot të burgosurit e ndërgjegjes e që janë një masë të kushtëzuara prej asaj në të cilën kanë kaluar edhe individualisht edhe kolektivisht ata. Besohet që diku bëhet fjalë për 666 shekuj në burg që nga përfundimi i luftës së dytë botërore e deri tani.
Unë po vij tash në Prishtinë prej dy vizitave në dy ish-Republikat e Jugosllavisë, në Kroaci edhe në Slloveni, dhe është interesant që këto janë dy republika me të cilët ne kemi qenë edhe në të dy Jugosllavit, edhe në Jugosllavinë monarkike edhe në Jugosllavinë e AVNOJ-it, por njëkohësisht edhe pjesë e Jugosllavisë së Tretë teksa shpërbëhej Jugosllavia si e tillë, Jugosllavia e Millosheviqit dhe Zhablakut, Kushtetutës së Zhablakut, dhe shqiptarët në vitet e 80-ta kanë qenë populli me numrin më të madh të të burgosurve politikë për popullsinë në Evropë”, tha ai.
“Në Evropë nuk ka pasur në vitet e ’80-ta asnjë popull tjetër që ka pasur më shumë të burgosur politikë sesa ne. Dhe kur po them shqiptarët, po mendoj para se gjithash shqiptarët e Kosovës, por jo vetëm edhe ata në Maqedoninë e Veriut sot, në Luginën e Preshevës, e në Mal të Zi që e kanë pasur në një mënyrë joformale Prishtinën kryeqytet, për shkak të universitetit, kanë përbërë grupin më të madh të të burgosurve politikë në Evropë, se lerë më në ish-Jugosllavi.
E në këto republika, ku isha unë tash, në Stara Gradishk, në Lepogllavë, në Goli Otok, e më herët edhe në Foça të Bosnjë dhe Hercegovinës, janë edhe vende të burgjeve. Mund ta merrni me mend se si ka shumë shqiptarë, të cilët kanë kaluar me vite të tëra në një qytet pa e parë kurrë atë qytet, se kanë qenë veç në burg”, u shpreh Kurti.
Ai tutje tha një version shumë më të vogël sesa shumë prej ish-burgosurve politikë që janë e këtu, e kam përjetuar edhe vetë këtu.
“Kanë qenë një vit në Pozharec, pa shkuar në Pozharec kurrë, kam qenë një vit në Çupri, pa shkuar në Çupri kurrë, kam qenë tre muaj në Nish, pa shkuar në Nish kurrë”, tha ai.
“Ka pasur organizime ilegale të shqiptarëve, mandej arrestime të tyre, persekutime, dhe më pastaj kur kanë dalë nga burgu siç ka thënë baca Adem, Adem Demaçi, ‘Po dal prej burgut të vogël në burgun e madh’, dhe prapë nuk kanë mundur që të flasin lirshëm sikurse atëherë kur ka qenë periudha e paraburgut. Pra, nuk kanë mundur të flasin lirshëm, kanë përfunduar në burg, kanë dalë prej burgut të vogël në burgun e madh, prapë nuk kanë mundur të flasin lirshëm”, u shpreh Kurti.
“…. E këtu interesant, nga Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia dhe Kroacia, një gjë që vërejta është se ndoshta ne shqiptarët e kemi pasur organizimin ilegal një çikë më të kollaj se të tjerët, se gjuha jonë nuk është mësuar prej tjerëve. Pra, për organizim ilegal ka qenë më mirë të flitet shqip.
Pra, në masë konsiderueshme ne e kemi ditë gjuhën e tyre, ata nuk e kanë ditur gjuhën tonë. Dhe, fakti që nuk e kanë ditur gjuhën tonë na e ka lehtësuar pak organizimin tek ne. Por, në anën tjetër, është evidente që ne i kemi pasur arsyet shumë më të mëdha për organizimin e ilegales se të tjerët. Në mbledhjen e AVNOJ-it, për shembull pavarësisht partizanëve shqiptarë në atë kohë, shqiptarët e Kosovës nuk janë ftuar, e të mos flasim për periudhën e reformave agrare, kolonializmit atëherë midis dy Luftërave Botërore, se për Aparteidin në vitet e 90-ta, pas suprimimit të autonomisë kur vjen edhe okupimi klasik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri