LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria thotë se vrasja e gruas nga bashkëshorti në Gjakovë nuk ishte aksidentale

Prokuroria thotë se vrasja e gruas nga bashkëshorti në Gjakovë nuk ishte aksidentale

Ditë më parë Policia e Rajonit të Gjakovës me anë të një njoftimi kishte thënë se ka ndodhur një vrasje aksidentale.

“Me datën 20. 08. 2018 në ora 00;05 minuta Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit është, njoftuar nga Emergjenca e spitalit se kanë pranuar një person të lënduar me armë zjarri. Menjëherë policia ka shkuar në Emergjencë dhe nga mjeku kujdestar ju ka konfirmuar se personi i plagosur nga arma zjarrit veç kishte vdekur”, thuhej në njoftimin e policisë.

Tutje Policia kishte thënë se gjatë hetimit të rastit dhe zbardhjes së vrasjes ishte kuptuar se ‘derisa në ballkon të shtëpisë bisedonin burrë e grua Xh.Sh, egjiptas/kosovar si dhe R.Sh e moshës 61 vjeçare, egjiptase/kosovare, është dëgjuar një e shtënë me armë’.


Pas ngjarjes, bashkëshorti i 61 vjeçares, ishte larguar nga vendi i ngjarjes ku më pas edhe ishte kapur nga policia dhe ishte arrestuar.

Në po të njëjtin ditë kur Policia e Gjakovës lëshoi njoftimin për vrasje aksidentale edhe prokuroria dërgoi një njoftim të tillë me të dhëna të njëjta sikurse policia.

Dy ditë pas vrasjes së 61 vjeçares në Gjakovë, Prokuroria e Shtetit kishte ndërruar qasje sa i përket kualifikimi të ngjarjes.

Rasti i cili në komunikimet e policisë ishte trajtuar si një vrasje aksidentale është rikualifikuar nga prokuroria si një vrasje e rëndë.

Gjatë parashtrimit të kërkesës për caktimin e paraburgimit të bashkëshortit të 61 vjeçares, Prokuroria Themelore në Gjakovë rastin e ka cilësuar si vrasje e rëndë.

Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, thuhet se i pandehuri Xhafer Shkodra me armë ka shtënë një herë në gjoks drejt bashkëshortes së tij dhe pas kësaj është larguar në drejtim të panjohur.

Në një përgjigje për Kallxo.com, zyra për informim e Policisë së Rajonit të Gjakovës nuk ka dashur ta komentojë rastin, por ka rekomanduar që pyetjet të drejtohen në prokurori.

“Sa i përket kësaj çështje referohuni në komunikatën e dhënë nga Policia e Kosovës. Rasti i kompletuar nga Sektori Rajonal për Hetime është dorëzuar në kompetence të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, andaj për çdo informacion shtesë ju lutem kontaktoni këtë prokurori”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori