LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore e Pejës funksionon vetëm me 11 prokurorë, Haxhiu: Pavarësisht kësaj, rezultatet nuk mungojnë

Prokuroria Themelore e Pejës funksionon vetëm me 11 prokurorë, Haxhiu: Pavarësisht kësaj, rezultatet nuk mungojnë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një vizitë në Prokurorinë Themelore në Pejë, ku u prit nga kryeprokurori Agim Kurmehaj dhe zëvendëskryeprokurori Ersan Çavolli.

Gjatë takimit, ministrja diskutoi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë reformat në drejtësi dhe adresimin e dhunës në familje, fenomen ky që vetëm në komunën e Pejës ka regjistruar 258 raste që nga janari i këtij viti.

“I njoftova për prioritetet tona që ndërlidhen me reformën, punën që po bëjmë me fokus në adresimin e dhunës në familje ku vetëm nga janari e deri më sot në Komunën e Pejës janë raportuar 258 raste të dhunës në familje si dhe i njoftova për politikat në fuqizimin e ligjeve dhe mekanizmave që merren me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në Facebook.


Ajo gjithashtu u njoftua për sfidat me të cilat përballet Prokuroria Themelore në Pejë, përfshirë mungesën e prokurorëve, ku aktualisht janë vetëm 11 nga 19 prokurorët e nevojshëm.

“U njoftova për angazhimin e tyre sidomos për këto raste dhe po ashtu për numrin e vogël të prokurorëve 11 nga 19 prokurorë sa ishin, por që pavarësisht kësaj rezultatet nuk kanë munguar”, u shpreh Haxhiu.

Pas takimit, Haxhiu vizitoi hapësirat e prokurorisë, ku takoi prokurorë, bashkëpunëtorë profesionalë dhe stafin administrativ. Në përfundim të vizitës, ajo shprehu falënderimet për punën dhe angazhimin e tyre, duke ofruar mbështetjen e saj për tejkalimin e sfidave që përballen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori