LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale fton për intervistim dy zyrtarë të LVV-së, ata e quajnë institucion të kapur

Prokuroria Speciale fton për intervistim dy zyrtarë të LVV-së, ata e quajnë institucion të kapur

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka dhe aktivisti i kësaj partie, Egzon Azemi kanë njoftuar të enjten se janë ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim.

Sipas tyre, ftesa për intervistim u është bërë lidhur me deklaratat pas lirimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili dyshohej për “terrorizëm në bashkëkryerje”.

Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Prokurorinë Speciale se “po i përndjekë qytetarët me prefixin VV”.


“Rreth 250 denoncime të shkeljeve e proceseve korruptive janë bërë nga ana e ministrive përgjatë kësaj kohe të qeverisjes. Veprimet e prokurorisë jo që ishin të mangëta, por shpeshherë rrëzuan raste me situatë të qartë”, ka shkruar zëdhënësi i VV-së.

“Por, Prokuroria Speciale nuk është se ishte pasive, përkundrazi ajo është më aktive se kurrë në përndjekje të qytetarëve me prefixin VV. Pra, ky është keywordi që i bënë përshtypje kësaj Prokurorie. Në këtë linjë, për nesër jam ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, në lidhje me reagimin tim në rastin e lirimit të kriminelit/terrorist Dejan Pantiq. Detajet besoj do t’mi jep nesër prokurorja”.

Manxhuka tutje është shprehur se “kjo përpjekje e nomenklaturës së moçme si në politikë ashtu edhe në Prokurori për të frikësuar qytetarin e Kosovës, aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është dëshmuar të jetë e kotë”.

“Nuk do të ja dalin”, ka përfunduar ai.

Ndërkaq, aktivisti Azemi ka thënë se arsyetimi i Prokurorisë së Shtetit ka qenë që nga një postim i tij është ndjerë i kërcënuar ndonjë prokuror apo gjyqtar.

“Nga një postim i imi demek qenka ndjerë i kërcënuar ndonjë prokuror apo gjyqtar. Dhe pse s’kishe lidhje më të. Unë nuk kërcënoj. As nuk nxis. Unë vetëm kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj drejtësi. Të plotë. Jo selektive. Dhe njësoj do vazhdoj”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Ai e ka akuzuar Prokurorinë Speciale si “të kapur thuajse fund e krye”.

“Sa herë shkruaj diçka rreth tyre e gjejnë një vegzë e ngrisin një rast. Herë për protestat e 2015-16 e këtë herë për një reagim në Facebook. Po, nesër do të shkoj veç të ju them që ne as nuk kërcënojmë e as nuk frikësohemi. Do qëndrojmë drejtë e pa e thyer kurrizin as përballë kriminelëve serb, as para mafisë miliarder e as para prokurorëve të kapur”, ka përfunduar aktivisti i VV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Lajme
Kalo në kategori