LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet për lokalet afariste të cilat ministri Peci i denoncoi se janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë

Prokuroria nis hetimet për lokalet afariste të cilat ministri Peci i denoncoi se janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me disa lokale afariste në kryeqytet për të cilat ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se janë pronë e kësaj ministire.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë kanë autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave lidhur me këto prona.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me këtë çështje, andaj në bazë të të gjeturave do të veprojë tutje”, ka theksuar ajo.


Lokale afariste në Prishtinë pronë e Ministrisë së Bujqësisë, Peci: Vepra penale me bollëk, i kemi denoncuar në polici e prokurori
Lexo po ashtu Lokale afariste në Prishtinë pronë e Ministrisë së Bujqësisë, Peci: Vepra penale me bollëk, i kemi denoncuar në polici e prokurori

Ndryshe, ministri i Bujqësisë, Faton Peci para disa ditësh ka pohuar se janë bërë 7 muaj që kur ka denoncuar rastet dhe ka paraqitur provat mbi këto lokale.

“Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë. Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse s’ka se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë”, kishte deklaruar ministri ditë më parë.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se dhe disa vila në Stankaj të Rugovës janë ndërtuar në tokë të shtetit, lidhur me këtë çështje, Prokuria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka nisur hetimet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori