LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj tre personave që rrahën familjarin e tyre në Pejë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj tre personave që rrahën familjarin e tyre në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tre personave, të cilët rrahën familjarin e tyre, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ndërsa nga e premtja, kur ka ndodhur rrahja, nuk dihet vendndodhja e të dëmtuarit.

Sipas njoftimit Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimitndaj  tre personave me dyshimin se kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor, nga neni 186, të Kodit Penal të Republikës së  Kosovës.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tre të pandehurve, A.N,SH.L dhe një të mituri, për shkak se të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se  me datën 26 prill të këtij viti, i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit M.N”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi. 


Rrahin familjarin, tre të arrestuar në Pejë
Lexo po ashtu Rrahin familjarin, tre të arrestuar në Pejë

“I dëmtuari i këtij rasti deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa për kërkimin e tij, përveç njësive relevante policore në teren janë angazhuar edhe FSK-ja”.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. /Telegrafi/​

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori