LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 16° lightrain

Prokuroria Themelore në Gjilan autorizon hetime për hyrjen e paautorizuar në zyrën e drejtoreshës së Financave në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan autorizon hetime për hyrjen e paautorizuar në zyrën e drejtoreshës së Financave në Gjilan
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjilan ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprime hetimore, pas raportimit se persona të paautorizuar dyshohet se kanë hyrë në zyrën e drejtoreshës së Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Gjilan, Herolinda Murati-Leka.

Kjo u bë e ditur përmes një përgjigje me shkrim për Telegrafin nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Murati-Leka, e cila ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ka adresuar këtë shqetësim në Policinë Rajonale të Gjilanit.


Sipas saj, ndërhyrja e paautorizuar në zyrën e saj është një nga arsyet që e ka shtyrë të largohet nga posti.

Jep dorëheqje drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan: Jam përballur me veprime të papranueshme në një institucion publik
Lexo po ashtu Jep dorëheqje drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Gjilan: Jam përballur me veprime të papranueshme në një institucion publik

“Persona të pautorizuar dyshohen se kanë hyrë në zyrën time kur unë nuk kam qenë në ambientet e punës. Ky akt është një mesazh i qartë i pasigurisë institucionale dhe një tentativë për të më treguar se nuk jam e dëshiruar në këtë qeverisje komunale”, ka shkruar Murati-Leka. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Kalo në kategori