Prokurori Ersan Qavolli, zëvendës-kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, në raportimin e tij para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka deklaruar se Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur 20 aktakuza për rastin e ndërtimeve pa leje në një fshat në Bjeshkët e Rugovës.
Një deklarim të tillë, prokurori Qavolli e bëri të enjten në takimin e 233-të të KPK-së, ku kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës po raportojnë para anëtarëve të Këshillit për periudhën prill-qershor 2023.
Para anëtarëve të Këshillit, Qavolli tha se janë ngritur 20 aktakuza për veprën penale të ndërtimeve pa leje, lidhur me rastin që ishte potencuar nga ministri Faton Peci.
“Vetëm për vendin ku është potencuar nga ministri ne kemi ngritur për të gjitha rastet 20 aktakuza për veprën penale të ndërtimeve pa leje, prandaj edhe pretendimet që kanë qenë të shfaqura në media nuk qëndrojnë”, tha Qavolli.
Një deklarim i tillë nga prokurori Qavolli, ka ardhur pasi ministri Peci kishte reaguar për ndërtimet pa leje në fshatin Stankaj të Komunës së Pejës, me arsyetimin se Prokuroria nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim lidhur me denoncimin e Ministrisë për ndërtimin e 25 vilave në këtë fshat.
Ndërsa, sa i përket veprës penale “Ndërtime pa leje”, prokurori Qavolli tha se janë ngritur 429 aktakuza dhe se Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka qëndruar duarkryq.
E keni pa kohën e fundit që kanë qenë disa reagime për ndërtimet pa leje në një fshat të Bjeshkëve të Rugovës, ne si Prokurori nuk kemi qëndruar duarkryq në raport me ato raste, lidhur me ndërtimet pa leje ne kemi ngritur gjatë periudhës 429 aktakuza”, deklaroi ai para anëtarëve të Këshillit.
Tutje, Qavolli ka dhënë statistika edhe lidhur me rastet e dhunës në familje, duke thënë se gjatë periudhës raportuese janë pranuar 77 lëndë të kësaj natyre.
Sipas tij, nga 77 lëndë të pranuara të dhunës në familje, Prokuroria në Pejë ka ngritur 66 aktakuza, janë hedhur tri kallëzime penale dhe në një rast ai tha se janë pushuar hetimet.
Kurse, në 13 kërkesa për caktim të paraburgimit, sipas tij janë aprovuar të gjitha.
Ndryshe, në këtë takim po raportojnë edhe Kryeprokurorët e Prokurorive të tjera.
Gjatë këtij takimi do të raportojë edhe Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, për periudhën prill-qershor 2023./Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë