Prokurori i qarkut të Los Angeles ka rekomanduar që të rishqyrtohet masa e dënimit për vëllezërit Erik dhe Lyle Menendez si dhe lirimin me kusht të tyre.
Vëllezërit Menendez, u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e prindërve të tyre në një rast që tronditi Amerikën më shumë se tre dekada më parë, shkruan BBC.
Vrasja e Kitty dhe Jose Menendez në rezidencën e tyre në Beverly Hills ka mbërthyer SHBA-në për vite me radhë dhe së fundmi është rikthyer në vëmendje të veçantë për shkak të serisë që bëri Netflix.
Erik dhe Lyle Menendez thonë se qëlluan për vdekje prindërit e tyre, për shkak të abuzimit seksual që morën nga babai i tyre.
Tani, George Gascon, prokurori i lartë i qarkut të Los Angeles, njoftoi të enjten se provat e reja në këtë rast meritonin një rishikim të dënimit të tyre të përjetshëm.
Erik Menendez, 53 vjeç dhe Lyle Menendez, 56 vjeç, aktualisht janë të dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht në Kaliforni.
Është rrugë e gjatë përpara se vëllezërit potencialisht të ecin të lirë.
Një gjykatës do të ketë fjalën e fundit nëse vëllezërve do t’ju rishqyrtohet masa e dënimit, derisa bordi i lirimit me kusht do të duhet të shqyrtojë nëse duhet të lirohen nga burgu pasi kanë qëndruar më shumë se 30 vjet në burg.
Dyshja ende nuk kanë marrë njoftim paraprakisht për vendimin e Gascon e as anëtarët e familjes Menendez.
“Unë besoj se vëllezërit ishin subjekt një mosfunksionimi në shtëpinë e tyre dhe ngacmimi”, tha Gascon.
Ai shtoi se përderisa nuk ka asnjë justifikim për vrasjen, “besoj se e kanë paguar borxhin ndaj shoqërisë”.
Gjatë gjyqeve të tyre penale në vitet 90-ta, prokurorët i përshkruanin vëllezërit si fëmijë të pasur që planifikonin në mënyrë metodike vrasjet për të pasur akses në pasurinë e prindërve të tyre.
Por avokatët e tyre mbrojtës argumentuan se vëllezërit ishin viktima me vite të abuzimit emocional, fizik dhe seksual dhe vepruan vetëm për vetëmbrojtje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës