LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Gjykatës Speciale merr disa dosje në Gjykatën e Prizrenit

Prokurori i Gjykatës Speciale merr disa dosje në Gjykatën e Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, nuk ka pranuar të tregojë se cilat dosje të krimeve të luftës dhe pasluftës, ka marrë prokurori i Gjykatës Speciale, Kwai Hong Ip.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj nuk e ka mohuar, por as pohuar marrjen e dosjeve.

“Gjykata e Prizrenit ka bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare”, tha Kicaj.


Ajo nuk ka pranuar të fas asnjë fjalë më shumë rreth kësaj teme.

Kwai Hong Ip është takuar edhe me disa nga kryetarët e gjykatave në Kosovë.

Në mesin e tyre edhe me udhëheqësit e gjykatave në Prishtinë e Prizren.

Ai me vete  ka marrë  një mori lëndësh.

Që të gjitha kanë të bëjnë me raste të krimeve të luftës dhe pasluftës.

Ky organ i ndjekjes ka kohë që është duke bërë hetime në Kosovë, në lidhej me krimet e supozuara të pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku janë intervistuar një numër i madh i dëshmitareve të mundshëm.

Pjetër Përgjoka është avokat nga Prizreni. Ai është  akredituar nga Gjykata Speciale.

Përgjoka tregon se deri më tash nuk është kontaktuar nga askush. Ai tha se nuk ka informacion se prokurori i Gjykatës Speciale ka marrë lëndë në Gjykatën e Prizrenit.

“Përveç kur jam akredituar më nuk kam pasur kontakte me përfaqësues të Gjykatës Speciale”, tregon ai për “PrizrenPress”.

“Nuk kam as informacion për marrjen e dosjeve në Prizren”.

Njëra nga vrasjet më misterioze që pati tronditur Prizrenin, pasluftës ka qenë vrasja e komandantit  të  UÇK-së,  Ekrem Rexha -‘Drini’ .

Ai u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane”,  në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Vëllai i “Drinit”- Ruzhdi Rexha tha se deri më tash nuk është kontaktuar nga askush për këtë vrasje.

“Si familje jemi në ‘terr informativ’ sa i përket këtij rasi”, tha Rexha. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori