Projektligji për pagat dhe zyrtarët publik sot para deputetëve
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërsa në rend dite është Projektligji për pagat në sektorin publik si dhe Projektligji në sektorin publik.
Seanca e Kuvendit do të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend dite janë 29 pika.
Rendi i ditës Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, Formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët publik, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në sektorin publik, Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike, Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave, Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, Zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë. /Telegrafi/




























