Në serinë e shtatë në “Përballje Podcast” është diskutuar tema e Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Pse ka shqetësime nga organizatat mediale e organizatat e shoqërisë civile vendore e ndërkombëtare?
Cilat janë komentet e rekomandimet e organizatave të shoqërisë civile, mediave e institucioneve ndërkombëtare?
A po tentohet të ‘kapen’ mediat online nga shteti, saktësisht nga KPM dhe cilat janë shqetësimet kryesore?
Pse ka hezitime për këtë Projektligji të ri për KPM-në? A ka tendencë nga pushtetit për t’i sulmuar dhe kontrolluar mediat online në vend?
Valon Ramadani, kryetar i Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Brikenda Rexhepi, kryeredaktore nga media “Koha” kanë ndarë pikëpamjet e tyre.
Ramadani, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë që të ketë një ligj të ri për KPM-në.
Ai foli edhe për dëgjimin e parë publik që është mbajtur lidhur me këtë Projektligj.
“Ne patëm dëgjimin e parë publik për këtë Projektligj ku organizatat ndërkombëtare, vendore, akterë të ndryshëm të mediave kanë shpreh mendimet, komentet, sugjerimet e kritikat e tyre, mirëpo do të shohim në ditët në vazhdim sesi do të vazhdoj me dëgjimet tjera publike… Ne mendojmë se duhet të shkojmë në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës ku do të përfshihen edhe komunat e vogla që të kenë mundësi edhe organizatat lokale dhe qytetarët të japin mendimet e tyre”, u shpreh Ramadani.

Ramadani tutje tha se duhet kujtuar që Komisioni i Pavarur i Mediave ende punon me një ligj që është në fuqi prej vitit 2012 dhe këtij ligji i prin direktiva e BE-së që ka hyrë në fuqi në vitin 2010.
Në anën tjetër, kryeredaktorja e medias “Koha” theksoi se logjika e vetë – rregullimit është njëra nga shtyllat kryesore jo vetëm të demokracisë në një vend, por edhe të pjekurisë profesionale të një sektori, ku ai sektor e gjykon veten e vet, i pranon vendimet dhe kritikat.
“Unë mendoj që absolutisht jo vetëm pse KPM është kategori kushtetuese, mirëpo të gjithë jemi dëshmitar që ndikimi politik ka ekzistuar përherë sa herë që janë zgjedhur anëtarët e KPM-së. Nuk është diçka e re dhe mediat duhet me u bazu në vetë rregullim dhe këtu po flas për mediat online”, u shpreh Rexhepi në “Përballje Podcast”.
Ajo më tej deklaroi se Komisioni i Pavarur i Mediave është krijuar kur janë dhënë licencat për radiot dhe televizionet për shfrytëzim të frekuencave shtetërore.

Duke diskutuar për shumë çështje që përfshihen në Projektligjin e KPM-së, e disa prej të cilave i rregullon KMShK-ja, Rexhepi shtoi se “KMShK ka evoluar, fillimisht ka qenë një organ që është marrë vetëm me gazetat mandej kanë filluar portalet, agjencitë kanë evoluuar në bazë të nevojave të sektorit, tash kemi mbërri në një trup vet-rregullues që merret vetëm me portale”.

Në këtë seri të podcastave janë diskutuar tema për dezinformimin, keqinformimin, edukimin medial dhe qëndrueshmërinë e mediave.
“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët