Miratimi i mocionit të LVV-së që Projektligji për buxhetin të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar pa prezencën e opozitës, ka përplasur deputetët e AAK-së Daut Haradinaj me deputetët e LVV-së, Rexhep Selimi e Mimoza Kusari-Lila.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj e ka quajtur mashtrues ordiner shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin.
Haradinaj ka thënë se buxheti është masakruar nga qeveria.
“I kam do miq këtu në sallë ju kom njohtë për burra, po që janë mashtrues ordiner si Rexhep Selimi, e kam ditur, po që je qekaq bravo të koftë, bashkë me një koleg tanin që ke prezent edhe nuk batë mirë hiç me këtë sjellje që e batë se nuk pat kurrkush vullnet me e bllokua, po pat vullnet me iu përkrahë. Nën dy, kryetare jemi dakorduar pas mbledhjes së kryesisë dhe shefat e grupeve t’ia shpjegojmë anëtarëve të grupeve parlamentare me u pa prapë, pse nuk i thirre, se ke pas edhe një herë me u takua me ta dhe me e gjet një zgjidhje, sepse kem pro një zgjidhje. Që jeni amatera në qeveri, kjo dihet se po shihet, por mos u fshehni pas koronavirusit, se nuk është ajo arsye sot që jemi këtu, e dini më mirë se unë. Nuk keni afate ligjore për buxhet dhe për këtë arsye e bëtë këtë sjellje. Mendoj se kemi me iu dashtë prapë në të ardhmen, këta mbani mend, mos i humbni miqtë se ju vyejnë edhe këtë dijeni, se për mik njeri hyn edhe në zjarr nganjëherë, e lërmë që ne e dimë se numrat i keni edhe nuk keni pas nevojë me bë kësi fiskulltura. Prej kur e mora fjalën u mundova me thënë se është masakruar buxheti”, tha ai.
Ai ka pasur kritika sa i përket projekteve infrastruktore, që sipas tij janë “sakatuar”. Sipas tij, projektet në Obiliq, Gjakovë, Rahovec, Klinë, Junik, Deçan e Pejë, janë larguar krejtësisht, ose janë ulur mjetet buxhetore.
Haradinaj tha se kanë vendosur për autostradën e Dukagjinit ta bëjnë katër trakësh dhe zgjerim të rrugës, e që sipas tij vlera po del e njëjtë, apo e madhe tha se vlera del më shumë në shpronësim.
Ai tha se ka pasur vullnet ta votojë projektbuxhetin, por që është prerë në besë, e sipas tij këtu dëshmohet se kush është burrë e kush jo.
“Pata vullnet për me e përkrahë kalimin e projektbuxhetit dhe me iu dhënë hapësirë integrimit me anë të amendamentimeve të këtyre projekteve, por e thash edhe një herë njeri në besë prehet dhe është krejt normale kjo punë, sepse këtu dëshmohet kush është burrë e kush jo. Ja pafshir hajrin këti buxheti, po ky është buxhet i hajnisë të një ministrie të caktuar, kurrë një send më shumë. Z. kryeministër ishalla i merr masat se mozoma keq për ty”, tha ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, i cili i tha deputetit Haradinaj se nuk është i vetëdijshëm se në çfarë situate është Kosova dhe qytetarët e saj.
“Daut janë dy gjëra që po të mungojnë momentalisht. E para që po të mungon sot është vetëdija se në çfarë situatash është Kosova dhe qytetarët e saj, duhet të jeni më të vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë për gjëra të përditshme dhe të zakonshme, po për një situatë shumë të jashtëzakonshme. E dyta, që ka ndodhur jo shpesh, por të mungon edhe kultura e shprehjes. Nuk të shkon as për fytyre ty, e as për profili tënd me u shpreh, ndonëse në momentin e caktuar mund të jesh pak edhe nervoz. E treta, ishe edhe i pasaktë, kjo nuk lidhet me dy të parat, ishe i pasaktë që the ne patëm vullnet me e ndërpre , ne sapo u ndamë ishim në korridor dhe ti nuk shprehe vullnet me e përkrahë sot propozimin tonë për procedura të shpejta. Prandaj, ju duhet ta kuptoni edhe një herë që në momentin kur po flasim nuk e kemi komoditetin, e aq më tepër as sigurinë që Kuvendi i Kosovës mund të mblidhet sërish në procedura të rregullta për ta votuar projektbuxhetin. Nëse kërkoni që ne ta mbështesim, nëse kërkoni që ne t’i përgjigjemi situatës, atë nuk mund ta bëjmë pa buxhet, prandaj sot ju nuk keni qenë kundër kësaj seance më shumë sesa keni qenë kundër buxhetit”, tha ai.
E deputeti Daut Haradinaj, i përmendi Selimit kushtet që i kishte dhënë për t’ia votuar buxhetin.
“Rexhë të dola përballë edhe një herë me të këqyrë në sy, se po më vjen shumë mërzi kur po fol pas shpine. Për sa i përket kulturës mund të them që unë nuk kam kulturë me e pre dikë, nu k kam kulturë ju me ik prej atje në sallë në emër të kohës që e lypët, nuk e pata atë kulturë. Për këtë arsye thash nuk kam vota për ty sot, sepse i keni shkatërruar komplet infrastrukturën për ndërtim dhe pa fije fytyre do të thotë je ik je ardhë në sallë dhe tash po flet, mos fol hiç. Të thash po hajde t’i jepi votat shtine në projektbuxhet autostradën e Dukagjinit, shtine thash rrugën e Plavës”, tha ai.
Në këtë debat është përfshirë edhe deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila tha se në Kuvend ka burra e gra që e mbajnë fjalën, e jo veç burra.
Ajo ka kritikuar deputetin Haradinaj rreth projekteve që ai thoshte se janë larguar nga qeveria Kurti në projektbuxhetin për vitin 2020.
“Daut a të ngritna në këmbë të këqyri drejtë nëse donë bash mos me të fol mbas shpinës. Jo veç po të tregoj, e para këtu ka burra e gra që e mba jnë fjalën, e nuk janë veç burra, ta kemi të sigurt këtë. Si e dyta, për qartësi dhe për korrektësi të informacionit, qeveria Haradinaj prej vitit 2017 në vitin 2019 komunës së Gjakovës ia ka heq 19 milionë euro Daut, 19, në mesin e tyre edhe projektet që po lyp me i kthye. Si e treta, qeveria Kurti nuk ia ka hequr qato projekte që po i përmend, është rishqyrtim, në fakt është ndarje e cila në disa raste nuk ka mundur me u shpenzua në vitin 2019 kur ka qenë qeveria Haradinaj. Rasti i qarkores edhe hyrje daljes së Pejës dhe Prizrenit, projekti ka qenë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim 23 milionë euro Daut. Si ka ardhur Ardian Gjini kryetar e ka hequr prej Bankës Evropiane e ka qitë me buxhet të ministrisë së Infrastrukturës, për arsye me e qitë tenderin vet”, tha ajo.
Ajo i ka bërë thirrje që të mos shpërndajnë mjegull në situatën në të cilën ndodhet vendi, pas rasteve të konfirmuara me koronavirus.
Kusarit, i ka reaguar deputeti Daut Haradinaj, i cili ka ironizuar duke thënë se pajtohet me të se më shumë e mbajnë fjalën gratë se burrat.
Ndërsa, u shpreh se ende nuk i ka kaluar temperatura e humbjes në garën për Gjakovën, por që u shpreh se nuk ka çka i bënë ai.
“Po shihet që më shumë po e mbajnë fjalën gratë se burrat, pajtohem me ty plotësisht për këtë pikë edhe iu përgëzoj. Isha tu fol rreth infrastrukturës në Gjakovë dhe goditjet që ju kanë bërë infrastrukturës, nëse dikujt ende nuk i ka kaluar temperatura e humbjes çka kom me i bë unë. Qashtu një herë një farë vakti na kanë mundur, e ka mundur Ardiani edhe Ardiani nuk është i përjetshëm, Gjakova është e përjetshme. Unë kam respekt për ty, lufto naj sen me i qu Gjakovës se kanë nevojë shumë”, tha ai./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë