Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar përfaqësuesit e MCA Kosovë, me të cilët ka diskutuar për Projektin JETA dhe planet për fillimin e implementimit të tij, i cili projekt realizohet në kuadër të Programit Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit.
Për realizmin e Projektit JETA, janë të dedikuara 16 milionë dollarë nga programi më i madh i energjisë me MCC-në.
Ky projekt ka dy objektiva kryesore, të nxisë trajnimin dhe shkathtësimin e të rinjve, të cilët mund të kontribuojnë në sektorin e energjisë apo sektorë të ngjashëm, si dhe të rrisë pjesëmarrjen grave në sektorin e energjisë.
Ky projekt pritet të lehtësojë tranzicionin e energjisë të udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, duke krijuar mundësinë që fuqia punëtore që fitojnë shkathtësitë e kërkuara, e njëherazi të ofrohet asistencë teknike për punëdhënësit në fushën e energjisë dhe në këtë mënyrë, të rritet edhe përfaqësimi i grave në këtë sektor.
Me këtë rast, Rizvanolli ka theksuar se teksa ndërtojmë kapacitete për ruajtjen e energjisë në njërën anë, e kapacitete të reja për gjenerim të energjisë në anën tjetër, është tejet e rëndësishme të sigurohemi që kemi fuqi punëtore të shkathtë e gjithëpërfshirëse, për t’i realizuar e mirëmbajtur ato me sukses.
Ajo po ashtu ka kujtuar se sektori i energjisë, ekonomia dhe shoqëria jonë, janë vetëm të forta aq sa janë edukimi dhe trajnimi i fuqisë tonë punëtore.
“Ato mund të jenë të forta dhe të drejta, vetëm nëse të gjithë kontribuojnë në mënyrë aktive me aftësitë, njohuritë dhe idetë e tyre, por gjithashtu përfaqësohen dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik në mënyrë të barabartë”.
Projekti JETA është pjesë e Programit Kompakt me MCC-në, i cili është projekti më i rëndësishëm i energjisë, ku përmes këtij projekti, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit prej 340 MWh.
Programi Kompakti ka vlerën e 236.7 milionë dollarësh, janë 202 milionë dollarë janë grant i fituar nga Qeveria amerikane dhe 34.7 milionë dollarë të dedikuara nga Qeveria e Kosovës.
Në takim me Ministren Rizvanolli ishin Florina Duli – Sefaj, drejtoreshë ekzekutive e MCA – Kosovë, Burim Hashani, zëvendësdrejtor ekzekutiv për programe, Vesa Rezniqi – Pallaska, drejtoreshë për përfshirje gjinore dhe sociale, Hamit Qeriqi, drejtor i Projektit JETA, Genta Agaj, drejtoreshë për monitorim dhe vlerësim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker