Drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno, e cila mori pjesë në aktivitetin “Avancojmë Kosovën së bashku – zgjidhjet vendore”, ka thënë se në 16 komuna të Kosovës është arritur të identifikohen problemet e përbashkëta në shumë fusha.
Sipas Mangos e gjithë kjo punë ka rezultuar me realizimin e vendeve të reja të punës në biznese të ndryshme dhe janë dhënë 68 grante për angazhimin e komuniteteve.
Programi katërvjeçar, sipas saj, po ashtu ka shumë rezultate për ndërtimin e urave në mes komuniteteve, e cila ndikon për një të ardhme stabile të Kosovës.
“E gjithë kjo punë e jona ka rezultuar me vende të reja të punës dhe si rezultat i kësaj pune janë krijuar 432 vende të reja të punës. E di se në Istog, kompania ‘Agro Produkt’, ka krijuar 15 vende të reja të punës si rezultat i bashkëpunimit tonë. E gjithë kjo tregon se çka është e mundur kur ndërmarrjet, bizneset, njerëzit, komunitetet po angazhohen së bashku për të bërë ndryshime. Ne kemi punuar edhe me organizata të shoqërisë civile, janë dhënë 68 grante për mes të cilave është mbështetur angazhimi me pjesëtarët e komuniteteve. Kemi mbështetur edhe nëntë projekte të ndërtimit të kapaciteteve të komunave, njëri nga ta është edhe ‘e-kiosku'”, thekosi Mango.
Nermin Mahmuti, drejtoreshë ekzekutive e CDF-së dhe programit USAID/AKT-LS, ka thënë se për katër vjet me këtë program kanë arritur të sfidohen dhe të realizojnë mjaft rezultate, por mbeten ende punë për t’u zgjidhur.
“Situata e tensionuar ndër etnike, brishtësia e gjendjes politike na kanë bërë më të fort dhe më të përkushtuar që të punojmë për një të ardhme ndryshe. Një të ardhme që me të vërtet bazohet dhe ofron zgjidhje lokale për probleme lokale. Ndërtuam dhe rinovuam objekte të rëndësisë publike dhe sociale, ndihmuam komunat të përmirësojnë shërbimet ndaj qytetarëve. Mijëra certifikata janë lëshuar për ‘e-kiosqet’ e financuara nga programi. Me vije mirë që sot me ne janë edhe përfaqësuesit e komunave veriore, ku vepruam njëjtë sikur me të gjitha komunat tjera, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetet që jetojnë atje”, ka thënë Mahmuti.
Ndërsa, përfituesja e projektit, Vesna Taniq nga veriu i Mitrovicës, tregoi se me investimet e saj në biznesin e rrobaqepësisë ka arritur që për një vit të trefishojë vëllimin e punës dhe të rritë numrin e punëtorëve.
“Pas një viti hapa një biznes për rrobaqepësi, të vogël dhe me hapjen e këtij biznesi mora vesh edhe për projektin e USAID-it. Pastaj, u trefishua puna, kisha punëtorë pak, kisha tre – katër punëtorë veç”, theksoi Taniq.
Në këtë aktivitet u tha se 135 biznese kanë përmirësuar jetën e komuniteteve në këto 16 komuna.
Programi “Avancojmë Kosovën së Bashku-Zgjidhja Vendore është një program i financuar nga USAID-i, i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar-CDF dhe ka për qëllim të forcojë komunikimin pozitiv dhe konstruktiv ndëretnik, duke u përqendruar në problemet, nevojat dhe zgjidhjet e përbashkëta.
Kjo përfshin mundësi më të mira për integrimin e tregjeve minoritare me tregjet e shumicës, përmirësimin e zinxhirit të vlerave në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria ekonomike e bizneseve, si dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratave lokale ndaj shërbimeve dhe nevojave të komuniteteve minoritare.
Në kuadër të këtyre 16 komunave, përfshihen gjashtë komuna me shumicë serbe, gjashtë komuna me shumicë shqiptare dhe katër komuna në veri të Mitrovicës. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame