LAJMI I FUNDIT:

Programet për spiunim kibernetikë të CIA-s janë gjetur në 16 shtete

Programet për spiunim kibernetikë të CIA-s janë gjetur në 16 shtete

Programet e CIA-s për spiunazh kibernetikë, për të cilat Vikiliks publikoi të dhënat në muajin mars, janë të ndërlidhura me 40 operacione spiunimi në 16 shtete.

Ky është vlerësimi i parë i operacioneve globale të hakerëve të CIA-s, ka bërë të ditur kompania për siguri të kompjuterëve “Simantec”.

Programet, të cilat përmenden në të dhënat që Vikiliks kohë më parë i publikoi, janë të ndërlidhura me infiltrimin elektronik ndërkombëtar të organizatave financiare, energjetike dhe aero-kozmike në gjithë botën, njoftoi kompania me seli në Kaliforni, transmeton AP.


Sikurse shumë firma të sigurisë, “Simantec” deri te të dhënat vjen me ndërmjetësimin e klientëve të saj, por nuk ka ofruar më shumë detaje për të spekuluar për identitetin e personit ose organizatës, që janë përfshirë.

“Kur bëhet fjalë për rajone, Lindja e Afërt është më i zakonshmi në mesin e shteteve që ishin në shënjestër”, tha hulumtuesi Dick O’Brayan.

Kur Vikiliks nisi të publikojë të dhënat për programet për spiunim kibernetikë në fillim të marsit, shpjegoi se si këto programe janë marrë nga Qendra për inteligjencë kibernetike të CIA-s.

Qeveria amerikane pas kësaj e pranoi publikisht, ndërsa një javë më vonë presidenti Donald Trump tha në televizion: “Vetëm dua që njerëzit ta dinë se CIA është hakuar dhe janë marrë shumë nga këto”, përkujton agjencia amerikane e lajmeve.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori