Rihanna e lindur më 20 shkurt të vitit 1998 në një vend ku të jesh grua nuk është as sot e thjeshtë, e aq më pak grua e suksesshme në mbarë globin.

Në moshën 15-vjeçare, e braktisi Barbadosin, për të provuar një jetë të re në Amerikë, pasi jeta e saj mori një kthese të madhe, kur një shoqe e saj e prezantoi me një producent muzikor, Evan Rogers, që ishte me pushime në Barbados. Ai e ndihmoi atë që të regjistronte këngë. Pastaj e çoi që të punonte me Jay-Z, i cili i siguroi një sukses shumë të madh.


Vetëm 8 muaj pasi ka nënshkruar kontratë me labelin e Jay-Z, këngëtarja nxori në treg këngën Pon de Replay, këngë e zhanrit pop regge, e cila arriti të hyjë në vendin e dytë në toplistën e Billboard 200 dhe bindja e tyre ishte se ylli i cili do të thej çdo barrierë, do të jetë pikërisht Rihanna.

rr 1

Është ajo që çdo herë tërheq vëmendjen me gjëra të ndryshme, duke mos përjashtuar as skenat provokative. Ajo është aktore, këngëtare, një ikonë e modës dhe një kameleon me stil. Rihanna nuk ka pasur frikë të ndryshojë pamjen e saj dhe këtë e tregon më së miri në çdo set që e realizon.

Rihanna është e njohur si një këngëtare që dëshiron të dallohet nga të tjerat në aspektin kreativ.

Këngëtarja e cila lindi më 20 shkurt të vitit 1988, është një profesioniste, që ishte në kulmin e karrierës së saj por fama shpesh di të bie në kokë - dikujt më shumë e dikujt më pak. Për shkak të sjelljeve të llastuara, ajo nuk e ka ndikimin e njëjtë sikurse që e kishte më parë.

Rihanna është e para artiste që ka arritur të koleksionojë mbi 100 milionë certifikata ari dhe platini për këngët e saj sipas RIAA.

Bashkëpunimet e saja janë të panumërta, çdo këngë e bëri hit të padiskutueshëm dhe kjo e bën atë një artiste me superfuqi.

Për më shumë detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.