LAJMI I FUNDIT:

Profili i Granit Xhakës sipas Sky Sports

Profili i Granit Xhakës sipas Sky Sports

Klubet angleze janë vënë pas shërbimeve të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, i cili në këto sezonet e fundit ka treguar paraqitje të nivelit të lartë.

Sky Sports ka bërë një profil të Granit Xhakës, i cili shihet si një nga mesfushorët më të talentuar në Bundesligë që kur ishte transferuar te Borussia Monchengladbachu në vitin 2012.

Raportohet se për shërbimet e tij Arsenali është e gatshme të paguaj 43 milionë euro, transmeton Koha.net. Dhe kush është në të vërtetë Granit Xhaka mund të lexoni në vazhdimin profilin e tij të shkruar nga Sky Sports.

I lindur në Basel, Zvicër me prindër nga shqiptarë nga Kosova, Graniti është vëllai më i ri i dy futbollistëve Xhaka. Të dy, Taulanti dhe Graniti rrjedhin nga akademia e Baselit, për t’u larguar nga aty drejt Gladbachut në vitin 2012.


Deri në këtë fazë ai ka fituar dy tituj të Ligës, një Kupë, kurse në vitin 2012 ishte shpallur Futbollisti i Ri i Vitit në 2012d dhe ish-trajneri i Baselit, Thorsten Fink kishte thënë: “Xherdan Shaqiri është talenti më i mirë në Zvicër, pas Xhakës”.

Dy talentët shqiptarë e kanë udhëhequr Zvicrën për në finale të Kampionatit Evropian për U21 në vitin 2011, dy vjet më vonë para se Xhaka ta kishte ndihmuar Zvicrën të tejkalonte Brazilin e Neymarit në Kupën e Botës për U17 në Nigeri.

Graniti është bërë përfaqësues i rregullt i kombëtares së Zvicrës në moshën 18 vjeçare, duke tërhequr vëmendjen e klubeve gjermane, dhe më vonë kishte zgjedhur Gladbachun, te të cilët ishte bërë lojtar kyç në mesfushë.

Ai gjithashtu e ka marr edhe shiritin e kapitenit, pas mungesës së kapitenit të parë Martin Stranzl, dhe në më shumë se 100 paraqitje ai shihet si zgjidhja e problemeve për mesfushën e Arsenalit.

Në nivelin ndërkombëtarë zgjedhja e tij që të përfaqësojë Zvicrën ka nxitur debat të madh, dhe kur ishte takuar me Shqipërinë në vitin 2014 për ndeshjet kualifikuese për botëror, Xhaka, vëllai i të cilit kishte zgjedhur ta përfaqësojë Shqipërinë, ishte fishkëllyer gjatë gjithë takimit.

Për stilin e tij të lojës Sky Sports shkruan se ai është një nga xhevahirët e futbollit zviceran q në moshë të re, idoli i tij është Zinedine Zidane, por ish-trajneri i Zvicrës Ottmar Hitzfeld e ka quajtur atë si “Schweinsteigeri i ri”.

Ai njihet edhe për nofkën “Ajnshtajni i vogël” për shkak të pasionit të tij për shkencën, Xhaka është inteligjent në posedim, i kompozuar me topin, dhe vazhdon të bëjë gjërat të lëvizin për Gladbachun me 85 për qind saktësi në pasime në këtë sezon, ekipi i dytë më i mirë.

Ai vazhdimisht është pjesë e 30 futbollistëve në Bundesligë me më së shumti ndërprerje dhe ndërhyrje për ndeshje, por ky stil i lojës i ka shkaktuar telashe disiplinore, me Xhakën që është lider për faulla në ligë me 2.8 për ndeshje, dhe tre kartonë të kuq.

Por, të gjitha këto e bëjnë atë të dëshirueshëm për fansat e Arsenalit, që kanë mungesë në mesfushën qendrore. Kur ata e mposhtën Bayernin në dhjetor, sipas Xhakës, “Gladbachu ishin të parët që luajtën me tre mbrojtës dhe një kundër një në gjithë fushën, duke e detyruar Bayernin që të luajnë me topa të gjatë”.

Për ta bërë këtë, trajneri Andre Schubert i ka dhënë besim të jashtëzakonshëm atij, i cili ka një kombinim shumë të mirë të fizikut me aftësinë e pasimeve. Ai është gjithashtu i sinqertë, pas humbjes prej 5 me 0 kundër Leverkusenit kishte thënë: “Performanca sot ishte e tmerrshme. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë, dhe në të dytën edhe më pak”.

Ai nuk shënon shumë, vetëm tri në këtë sezon, por kur shënon zakonisht janë gola të jashtëzakonshëm . Në dy sezonet e fundit golat e tij janë përzgjedhur si “Goli i Vitit” te Gladbachu.

Xhaka ditë më parë kishte thënë se ëndrra e tij është që një ditë të luajë në Premier Ligë.

“Të gjithë ëndërrojnë. E imja është që të luajë një ditë në Premier Ligë. Nëse do të bëhet e vërtetë mbetet të shihet. Për momentin nuk mund të them se sa është e mundshme”, kishte thënë Xhaka.

Përveç Arsenalit, interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe Liverpooli, dhe Bayerni.

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Kalo në kategori