Në tetor 1985 një përfaqësues i partisë komuniste nga Kazakistani ngjitet në podiumin e sesionit të Komitetit Qendror të PKBS dhe fillon lavdet ndaj sekretarit të ri të përgjithshëm të partisë.
Anëtarët e Komitetit Qendror i përgjigjen lavdërimit me duartrokitje të forta. Sekretari i Përgjithshëm, i cili e konsideron një sjellje të tillë relike të papranueshme të kultit stalinist, ndërpret folësin dhe i kërkon të ndalojë lavdërimet.
Në këtë moment anëtarët e Komitetit Qendror ngrihen në këmbë me duartrokitje edhe më të stuhishme për sekretarin e Përgjithshëm.
Ky episod zbulon të panjohura nga portreti i udhëheqësit të fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov i përshkruar me detaje në biografinë emocionuese të William Taubman me titull “Gorbachev. His Life and Times».
Individi dhe sistemi
Mikhail Gorbaçov nuk kishte pretenduar deri tani një biografi të madhe, ndryshe nga protagonistët e tjerë të përfundimit të Luftës së Ftohtë si Ronald Reagan, Helmut Kohl, Francois Mitterrand, Margaret Thatcher. Të gjithë janë subjekte të biografëve të shkëlqyer që kanë hedhur dritë mbi personalitetin dhe rolin e tyre në politikën e kohës.
Bazuar në orë të gjata intervistash dhe dëshmish të bashkëpunëtorëve të ngushtë apo kundërshtarëve të tij, William Taubman tregon rrjedhën politike të një të riu sovjetik me origjinë nga Stavropoli, në jug të Rusisë që e nisi si traktorist në moshën 18 vjeç, një vit më vonë u pranua në Universitetin e Moskës, u diplomua në moshën 24-vjeçare për shkenca juridike dhe u ngjit me shpejtësi në hierarkinë partiake lokale.
Në moshën 40 vjeçare ai u bë anëtar i Komitetit Qendror të PKBS dhe u projektua për postin e lartë të sekretarit të përgjithshëm të partisë, të cilin e mori në vitin 1985, në moshën 54 vjeçare.
“Produkt dhe antiprodukt i sistemit sovjetik”, siç e përshkruan ai veten apo “një gabim gjenetik i sistemit”, siç e quan bashkëpunëtori i tij më i ngushtë Andrei Gkratsof, Gorbaçovi ishte me siguri një paradoks.
Taubman e përshkruan si një “qen të punës”, të shkathët dhe metodik, simpatik në marrëdhëniet publike, narcist dhe socialist idealist në të njëjtën kohë.
Kuptimi i Gorbaçovit
Megjithatë, “është e vështirë të kuptohet Gorbaçovi”. Kontradiktat e karakterit, aspiratave dhe politikës së Mihail Gorbaçov ngrihen në formën e pyetjeve – synonte reformimin apo shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, ishte modest apo mendjemadh, kishte një plan apo marshoi verbërisht?
Gorbaçov besonte se një rrugë progresive e reformave ishte e mundur dhe kur kjo dështoi ai vendosi të largohej edhe pse çmimi ishte humbja e pushtetit nga Partia Komuniste. Dallohej nga vetëbesimi dhe idealizonte veten si një burrë shteti të pakrahasueshëm. Nuk ishte ndonjë një mendje strategjike, por një takticien i shkëlqyer.
Virtytet dhe dobësitë kanë kontribuar në mënyrë të barabartë në dështimin e tij përfundimtar.
Përfaqësuesi i një elite të mbyllur, ai ishte mjeshtër në qasjen e tij ndaj udhëheqësve perëndimorë, simpatik për opinionin publik perëndimor, por i paaftë por për të kontrolluar forcat që u krijuan me demokratizimin fillestar të shoqërisë sovjetike. Ai zëvendësoi një “lojë “të vjetër politike me të cilën u rrit, me një të re që nuk e mësoi kurrë.
Në dritën e një botë rrënjësisht të ndryshme me më pak armë bërthamore dhe demokraci më të madhe, çelësi për të interpretuar Mikhail Gorbaçov nuk janë rrethanat, por fjalët.
Në një kuptim të dramës së lashtë greke udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik ishte, më shumë se çdo gjë tjetër, ishte një “hero tragjik”. /Respublica/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Po thellohen ndasitë në ekipin e Donald Trumpit

SHBA do të humbasë miliarda dollarë pasi numri i turistëve po bie shkaku i Trumpit

Zelensky ia tregon vijat e kuqe SHBA-së për luftën me Rusinë

Përqafoi kancelarin Olaf Scholz - tani duhet të paguajë një gjobë prej 4500 eurosh

Përshkallëzim i ri në luftën tregtare SHBA-Kinë, Pekini ndalon linjat ajrore të blejnë aeroplanë Boeing

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim