Producenti i Hollywoodit, David Pearce, është dënuar me 146 vjet burg pasi u shpall fajtor për vdekjen e dy grave në vitin 2021 si dhe për një seri sulmesh seksuale ndaj grave të tjera.

Pearce është përgjegjës për vdekjen e modeles Christy Giles dhe shoqes së saj Hilda Marcela Cabrales-Arzola, të cilat vdiqën nga mbidoza e fentanilit.


Sipas Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Los Angelesit, Pearce dhe një burrë tjetër, Brant Osborn, u takuan me Giles dhe Cabrales-Arzola në nëntor 2021.

- YouTube www.youtube.com

Autoritetet pretendojnë se gratë shkuan me to në apartamentin e Pearce, ku iu dha një dozë vdekjeprurëse e barnave GHB dhe fentanil.

Përveç vdekjeve të dy grave, Pearce u dënua gjithashtu për përdhunimin e shtatë grave të tjera midis viteve 2007 dhe 2021.

Akuzat përfshinin tre akuza për përdhunim me përdorim force, dy akuza për depërtim seksual me përdorim force, një akuzë për përdhunim të një viktime të pavetëdijshme.

Pas arrestimit të tij në dhjetor 2021, shtatë gra dolën përpara me akuza.

Pearce i mohoi të gjitha akuzat në gjyq, duke pretenduar se nuk kishte takuar kurrë njërën nga gratë dhe se takimet e tjera ishin konsensuale. /Telegrafi/