Është një nga zërat e rinj që po pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe jo vetëm.
Fjala është për këngëtaren nga Tuzi, Enisa Nikaj, e cila tash e një kohë ka filluar karrierën e saj përmes interpretimit të disa projekteve ‘cover’ të yjeve botërore, duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, e po ashtu edhe duke fituar shumë ndjekës në “Instagram” e “Facebook”.
Së fundmi, ajo është paraqitur nga Malësia e Tuzit, gjersa ka sjell një video duke kërcyer nën tingujt e ‘Valles së Shotës’.
“Ne nuk bëjmë twerk, ne kërcejmë shotën”, është përshkrimi që ia ka vënë videos.
Ndërkohë, ajo që tërhoqi vëmendje është komenti i producentit amerikan, Timbaland, të cilit duket se i intereson kjo këngë.
“Cila është kjo këngë, më duhet”, i ka shkruar DJ artistes tonë shqiptare.
Ndryshe, Enisa ka lindur në New York nga dy prindër shqiptarë, me origjinë nga Mali i Zi dhe merret me muzikë qysh nga fëmijëria. /Telegrafi/