Lordstown Motors të premten deklaroi se planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër investitorit Foxconn për të siguruar që prodhuesi tajvanez me kontratë të përfundojë një blerje të planifikuar të gati 10 për qind të aksioneve të startup-it të veturave elektrike.
Kompania dhe partnerët e saj të veturave elektrike kanë qenë në vështirësi pasi qasja në kapital kufizohet nga rritja e normave të interesit dhe pasiguria ekonomike.
Prodhuesi i veturave elektrike kishte paralajmëruar më herët se mund të detyrohet të paraqesë falimentimin, duke përmendur pasigurinë për një marrëveshje investimi prej 170 milionë dollarësh me Foxconn, përmes së cilës kompania tajvaneze do të mbante një aksion gati 20 për qind në firmën amerikane, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Foxconn aktualisht mban pak më shumë se 8 për qind të aksioneve në kompani, sipas të dhënave të Refinitiv. Foxconn që atëherë ka investuar 52.7 milionë dollarë dhe po pengon blerjen e aksioneve shtesë, duke përmendur një shkelje të marrëveshjes së tyre, bënë të ditur nga Lordstown.
Të premten, kompania amerikane, e cila mban emrin e qytetit ku edhe ka bazën, nëpërmjet një dosje të dorëzuar tha se besonte se Foxconn nuk kishte gjasa të përfundonte blerjen e premtuar, duke përmendur një letër që prodhuesi i kontraktuar i dërgoi Lordstown në fillim të këtij muaji, në të cilën kompania tajvaneze nuk e pranoi mbylljen e përbashkët.
“Kompania beson se shkeljet e ndryshme të marrëveshjes së investimit nga Foxconn dhe modeli i keqbesimit kanë shkaktuar dëm material dhe të pariparueshëm për kompaninë”, shtoi Lordstown në dosjen e dërguar në gjykatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA
Senatorët amerikanë duan të shfuqizojnë lehtësimet tatimore për automjetet elektrike

Shefi i Fiat thotë se Punto mund të rikthehet si një EV 'i hijshëm dhe sportiv'

Manhart rrit fuqinë e motorit të Porsche 911 GT2 RS

Veturës së kompanisë që kryen shërbime funerale i futi motor të aeroplanit Rolls-Royce, njihuni me Opel Omega unike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë