Nga fillimi i muajit shkurt në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit të djemve nga mosha 11 deri në 12-vjeç me vaksinën kundër human papillomavirusit (HPV).
Procesi i imunizimit me këtë vaksinë po kalon pa probleme ndonëse disa prindër kanë shfaqur hezitime.
Shefja e vaksinimit pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Fetie Fetaj, tha për KosovaPress se procesi i vaksinimit kundër human papillomavirusit ka nisur te vajzat vitin e kaluar dhe deri më tani janë vaksinuar 85 për qind e tyre nga mosha 11 deri në 12-vjeç.
“Procesi ka filluar më 3 shkurt dhe deri më tani gjithçka ka shkuar mirë, përjashtuar disa prindër, të cilët kanë kërkuar informata shtesë për këtë vaksinë, duke qenë se vitin e kaluar ne kishim filluar vaksinimin e vajzave kundër papillomavirusit. Këtë vit, me përfshirjen e djemve, është normale që disa prindër të kenë informata shtesë. Vitin e kaluar kemi pasur një përfshirje mjaft të mirë të vajzave, diku rreth 85 për qind e vajzave e kanë marrë këtë vaksinë. Këtë vit procesi ka nisur mjaft vonë dhe janë disa shkolla në bazë të planifikimit të komunave, por deri më tani sipas informatave në terren procesi është duke ecur mjaft mirë”, theksoi Fetaj.
Fetaj thotë se vaksina HPV është e sigurt dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast me efekte anësore.
“Janë edhe dy vaksina që jepen – është për klasat 6-7, i përket moshës 11-12 vjeç edhe kjo vaksinë jepet te të dyja gjinitë pikërisht te kjo moshë. Por, e kanë të drejtën vullnetarisht apo me indikacion të vaksinohen vajzat dhe djemtë deri në 21-vjeç… Vaksina është mjaft e sigurt, e testuar dhe e hulumtuar disa herë për shkak se është e përfolur si vaksinë mjaft shumë. Ne e testuam edhe vetë, janë vaksinuar rreth 10 mijë vajza vitin e kaluar dhe asnjë efekt anësor nuk është raportuar”, tha shefja e imunizimit pranë IKSHPK-së.
Vaksina kundër papillomavirusit mbron nga disa lloje të kancerit përfshirë atë të qafës së mitrës.“Vaksina mbron kundër kancerit të qafës së mitrës që është një ndër shkaktarët më të mëdhenj, human papillomavirusi mund të shkaktojë edhe kancer te të dyja gjinitë, si kancer të qafës, kokës, organeve gjenitale te të dyja gjinitë dhe lytha gjenitale. Kjo vaksinë ndihmon, sepse duke vaksinuar të dyja gjinitë, ne ulim shpërndarjen dhe bartjen e virusit, dhe në të ardhmen do të shohim benefitet e kësaj vaksine pas 10 apo 15 vjetësh, kur do të ulet numri i rasteve me kancer”, shprehet ajo.
Nga viti i kaluar, kalendarit të vaksinimit iu kanë shtuar tri vaksina dhe Fetaj thotë se ka një mbulim të mirë të vaksinimit në nivel vendi, me më shumë se 90 për qind të popullatës së imunizuar.
“Tashmë në kalendar i kemi 13 antigjenë që parandalojnë sëmundje të ndryshme. Në përgjithësi, Kosova gjithmonë është mburrur me sukses të vaksinimit, njëjtë po vazhdon edhe tani. Ne kemi mbi 90 për qind përfshirjen e vaksinimit në nivel vendi nga vaksinat e kalendarit të rregullt”, deklaroi Fetaj.
Përveç HPV kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksina kundër rotavirusit dhe vaksina kundër pneumokokut e meningjitit i janë shtuar kalendarit të rregullt të imunizimit.
Human papillomavirus (HPV) është emri i një grupi shumë të zakonshëm të viruseve.
Ata nuk shkaktojnë ndonjë problem te shumica e njerëzve, por disa lloje mund të shkaktojnë lytha gjenitale ose kancer. HPV ndikon në lëkurë dhe ka më shumë se 100 lloje të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë