Gjatë takimit, biseda u përqendrua në çështjet që po negociohen, për reformën zgjedhore, rishikimin e Rregullores së Kuvendit dhe miratimin e projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin se proceset e reformave do të ecin përpara. Në mënyrë të veçantë ajo konsideroi se shqyrtimi dhe votimi me përparësi i projektligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar, është guri i provës për opozitën, për të çliruar procesin e integrimit evropian nga bllokimi i padrejtë.


Kryetarja e Kuvendit siguroi se administrata e Kuvendit është e përgatitur tërësisht për të lehtësuar punën e palëve për reformat. /Telegrafi/